LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, një grua po udhëheq komandën më të madhe në Ushtrinë Amerikane

Për herë të parë, një grua po udhëheq komandën më të madhe në Ushtrinë Amerikane

Për herë të parë Komandën e Forcave të Armatosura të SHBA-së (FORSCOM) do ta udhëheq një grua.

Gjeneral Laura J. Richardson do të udhëheqë komandën më të fuqishme ushtarake në botë, duke përfaqësuar 776,000 ushtarë dhe 96,000 civilë.


Richardson ka filluar shërbimin në ushtrinë amerikane që nga viti 1986 dhe në vitin 2012 ajo u bë zëvendësdrejtore e parë femër e përgjithshme për Divizionin e parë të kalorësisë, i njohur si “Ekipi i parë i Amerikës”.

Në vitin 2017, ajo u bë e dyta në komandë të gjeneralit Robert B. Abrams, kur ajo u emërua zëvendëse e parë femër e komandës së përgjithshme të FORSCOM-it në Fort Bragg, Karolina e Veriut, njoftoi ushtria amerikane.

Tani Richardson do të bëhet gjenerali i parë që komandon Ushtrinë amerikane, pasi Abrams do ta lë postin e tij, për ta marrë një detyrë tjetër ushtarake, njofton CCN.

“Ishte një nder të shërbej këto tre vitet e fundit si komandant i përgjithshëm i komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-së”, tha në mesazhin e tij Abrams.

Richardson do të shërbejë si komandante në detyrë deri derisa Senati amerikan të emërojë zëvendësuesin e gjeneralit Abrams, i cili duhet të konfirmohet në rangun e gjeneralit me katër yje nga Senati për të udhëhequr Ushtrinë amerikane.

“Ajo do të vazhdojë të jetë zëvendëskomandante, si dhe komandante e ngarkuar gjatë kësaj periudhe të përkohshme”, tha për CNN drejtori i Marrëdhënieve Publike të FORSCOM-it kolonel Michael Lawhorn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori