Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës 2017”. Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.
Nga këto të dhëna del se gjatë vitit të kaluar fondi i librave në biblioteka ishte 1 milion e 782 mijë e 945, ndërsa numri i lexuesve ishte 158 mijë e 176.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 161 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15 mijë e 175; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 102 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 5 mijë e 876; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 43 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 8 mijë e 243.
Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 38, ndërsa numri i vizitorëve ishte 15 mijë e 872.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 72, prej tyre 5 filma vendorë dhe 67 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 mijë e 791.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë CINEPLEXX ishte 181, prej tyre 2 filma vendorë dhe 179 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 338 mijë e 963.
Numri i filmave të shfaqur në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST ishte 323, prej tyre 27 filma vendorë dhe 296 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 21 mijë e 554.
Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72, ndërsa numri i vizitorëve ishte 71 mijë e 335. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'