LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Të gjithë e dinë që LDK dhe Vetëvendosje në vitin 2014 penguan formimin e ushtrisë (Video)

Kastrati: Të gjithë e dinë që LDK dhe Vetëvendosje në vitin 2014 penguan formimin e ushtrisë (Video)

Ish-komandanti i FSK-së, tash anëtar i Kryesisë së PDK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se të gjithë e dinë që shqiptarët nuk kanë pasur konsensus për ushtrinë nga viti 2014.

Kastrati, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në vitin 2014 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ishin të gatshëm për të pranuar formimin e ushtrisë së Kosovës me ndryshime kushtetuese.

“Dihet botërisht në atë kohë ne kemi mundur ta kemi ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe serbët ishin të gatshëm të votonin këto ndryshime, por përfaqësuesit e dy subjekteve politike ishin kundër këtij transformimi apo siç thanë përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes kundër dhënies së një favori serbëve”, tha Kastrati.


https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1891967210919241/

Sipas zyrtarit të PDK-së, këtyre dy partive u ka munguar largpamësia në atë kohë, dhe tani e kemi një shans të humbur.

“Ato parti nuk kanë qenë vizionare dhe largpamëse, pasi që po të kishin qenë më vizionare dhe t’i kishin paraparë këto probleme që ne sot po ballafaqohemi katër vite pas, ne do të kishim pasur ushtrinë”, tha ai.

Kastrati megjithatë u shpreh i lumtur që sot klasa politike shqiptare është unike sa i përket formimit të ushtrisë.

“Sot jam i lumtur që të gjitha subjektet politike shqiptare janë unike në qëndrimin për votimin e ushtrisë”, deklaroi  Kastrati./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/245501102790815/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori