LAJMI I FUNDIT:

Apostolova e quan zhgënjyes vendimin për rritjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave të importuara

Apostolova e quan zhgënjyes vendimin për rritjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave të importuara

Shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik të Kuvendit të Kosovës, për rritjen e moshës maksimale të veturave të importuara, deri në 15 vjet.

Përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi, ajo ka thënë se “jemi të zhgënjyer me vendimin e Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës për rritjen e moshës maksimale të makinave të importuara të përdorura deri në 15 vjet, pavarësisht se e kemi ngritur këtë çështje gjatë takimit të Komitetit të MSA-së javën e kaluar”.


Kjo pasi që, sipas saj, një veprim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe është qartë kundër objektivave të BE-së.

“Vendimi i Komisionit është kundër Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe në kundërshtim me Rezolutën e Asamblesë mbi Ndotjen e Ajrit, e miratuar në shkurt të këtij viti si një nga prioritetet më të larta në nivel kombëtar në atë kohë”, ka shkruar tutje Apostolova.

Ndryshe, Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Automjetet, në të cilin hyn edhe amendamenti që kufiri i vjetërsisë së automjeteve që mund të importohen të rritet nga 10 në 15 vjet.

Megjithëse përkrahje për këtë ndryshim kanë dhënë deputetët e partive në pushtet, opozita dhe shoqëria civile janë shprehur kundër këtij vendimi, që sipas tyre ndikon në ndotjen e ajrit dhe rritjen e numrit të aksidenteve në komunikacion për shkak të vjetërsisë së veturave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori