LAJMI I FUNDIT:

Basaksehiri e dënon Turanin me 370.000 euro, gjobën më të madhe në futbollin turk

Basaksehiri e dënon Turanin me 370.000 euro, gjobën më të madhe në futbollin turk
Arda Turan (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Istanbul Basaksehir e ka dënuar me gjobë prej 370.000 eurosh mesfushorin turk, Arda Turan , për përfshirjen e tij në incidentin me këngëtarin Berkay Sahin.

31-vjeçari, i cili është i huazuar në Superligën turke nga Barcelona, ka pranuar se është përfshirë në incident, mirëpo ka thënë se detajet e përleshjes janë ekzagjeruar nga mediat.


View this post on Instagram

Çay iyidir…!😉#tbt

A post shared by Arda Turan (@ardaturan) on Oct 4, 2018 at 1:04am PDT

Berkay Sahin ndodhej me gruan e tij në klubin e natës kur ndodhi incidenti. Këngëtari ka thënë për gazetën Haberturk se Turan ia kishte ngacmuar gruan dhe pastaj e kishte sulmuar vet atë.

Lajmet për Arda Turan
Lexo po ashtu Lajmet për Arda Turan

Sipas Daily Sabah, gjatë përleshjes, Arda ia kishte thyer hundën Sahinit, ashtu që ky i fundit ka kërkuar ndihmë mjekësore. Turan është konfrontuar më këngëtarin e muzikës pop edhe në spital, kurse më pas i ka kërkuar falje.

Futbollisti i ka mohuar akuzat se e ka sulmuar Berkay Sahinin, i cili ka pohuar se Arda ka gjuajtur edhe me armë.

View this post on Instagram

Kamuoyuna saygılarımla…

A post shared by Arda Turan (@ardaturan) on Oct 12, 2018 at 8:53am PDT

Përkundër mohimit nga Arda në lidhje me detajet e incidentit, bordi i Basaksehir ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme të martën për këtë çështje dhe ka marrë vendim për dënimin e futbollistit.

“Meqenëse kjo çështje tash i takon gjykatës dhe e ka të rezervuar të drejtën për të marrë vendime dhe dënime të tjera, ne e kemi dënuar Arda Turanin me 2.5 milionë lira turke dhe duam ta njoftojmë publikun se obligimet profesionale të futbollistit ndaj klubit tonë do të vazhdojnë derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar”, thuhet në komunikatë.

Kjo është gjoba më e madhe që ka marrë një futbollist në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori