LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i FSK-së fitoi Medaljen e bronztë në garën e patrullimit “Cambrian Patrol”

Ekipi i FSK-së fitoi Medaljen e bronztë në garën e patrullimit “Cambrian Patrol”

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipi i përzgjedhur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë Medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë, filluan realizimin e skenarit të stërvitjes nga data 12 tetor, duke u përballur me vështirësitë e mëdha të motit që shkaktoi stuhia “Cullum” edhe në zonën e garës patrulluese.

Në njoftim thuhet se në këtë garë, ekipi i FSK-së përshkoi një sfidë lundrimi me gjatësi prej 80 kilometrash, përmes një sërë skenarësh të dizajnuar për të testuar udhëheqjen, punën ekipore dhe durimin fizik dhe mendor të ekipit.


Përveç Republikës së Kosovës, në garën ndërkombëtare patrulluese në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë edhe ekipet e  Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit si ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ushtrimi “Cambrian Patrol “është një ngjarje vjetore e organizuar dhe e  drejtuar nga Brigada e 160-të e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon.

Ky ushtrimi është unik, i nivelit botëror dhe më i madhi i këtij lloji, me pjesëmarrje edhe të shteteve të tjera që kanë të drejtë të marrin pjesë në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar nëpërmjet konkurrimit të tyre të brendshëm.

Ushtrimi “Cambrian Patrol” teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të një ushtari të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelet e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori