LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët kundërshton amnestinë e ofruar nga Zaevi

Aleanca për Shqiptarët kundërshton amnestinë e ofruar nga Zaevi

Pas dorës së zgjatur të kryeministrit Zaev për falje dhe pajtim me opozitën, Aleanca për Shqiptarët ka dalë kundër duke thënë se ky hap do të kthente Maqedoninë mbrapa në sistemin e kaluar.

Zëdhënësi i ASH Flakron Bexheti tha për televizionin Shenja se institucionet shtetërore aq me tepër ato gjyqësore në një shtet demokratik sic pretendon të jetë Maqedonia dhe që ka aspiratë për tu integruar në BE dhe NATO, duhet të jenë të pavarura nga ndikimet partiake, por edhe nga vetë Kryeministrit.

“Në këtë rast Kryministri Zoran Zaev nuk ka të drejt morale, por edhe kompetencë institucionale të falë asnjë të dënuar dhe të akuzuar për ngjarjet e 27 Prillit, por edhe për raste tjera, përkundrazi duhet të sigurojë paanshmëri, dhe pavarësi të plotë të pushtetit të drejtësisë, të cilët duhet të mundësojnë funksionimin e shtetit të së drejtës duke sanksionuar të gjithë kryerësit e veprave penale, që shkelin ligjin. Në të kundërtën cdo ndikim politik i kësaj Qeverie dhe i vetë kryministrit ndaj sistemit të drejtësisë, do ta kthente Maqedoninë mbrapa, duke na kujtuar qeverisjen e kaluar, ku ndodhën edhe shumë procese të montuara gjyqësore-politike, të porositura nga vetë pushteti”, shkruan në përgjigjen me shkrim zëdhënësi i ASH, Flakron Bexheti./Tv Shenja/


Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori