LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e re e Inspektoratit Policorë nisin trajnimin

Gjenerata e re e Inspektoratit Policorë nisin trajnimin
????????????????????????????????????

Të hënën në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi i gjeneratës së re të trajnimit profesional, “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm i akademisë, Ismail Smakiqi, Miradije Kelmendi, kryeshefe ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe zyrtarë  të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori i përgjithshëm i akademisë, Ismail Smakiqi  theksoi se kjo është gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian.


Ai tha se është hera e parë që në akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.

Në fund drejtori Smakiqi iu uroi sukses në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.

Ndërsa, kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet një moment i veçantë pasi është gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, inspektor policorë.

“Juve ju pret një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm, ne presim që ju të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin  në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, përfundoi Kelmendi.

Në fund, ajo falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke ju uruar suksese në arritjen e objektivave.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori