LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëvjeçarja që i ka 25 emra të mesëm, po e ka të vështirë t’i mbaj në mend të gjithë (Foto/Video)

Dhjetëvjeçarja që i ka 25 emra të mesëm, po e ka të vështirë t’i mbaj në mend të gjithë (Foto/Video)

Disa njerëz mendojnë se dy emra të mesëm janë shumë vështirë për tu mbajtur në mend, por çfarë thoni për dikë që i ka 25?

Një vajzë 10-vjeçare që është nxënëse e një shkolle në Wolverhampton, assesi nuk po arrin t’i mbajë në mend të gjithë emrat e mesëm, transmeton Telegrafi.


E thërrasin shkurt Willow Taylor-Brown, por ajo ka edhe 24 emra tjerë të mesëm që të gjithë të legjendave të boksit që nga viti 1974. Duke filluar nga Muhammed Ali, Joe Frazier, George Foreman, Sonny Liston dhe Rocky Marciano.

Nxënësja e shkollës Perton që këto ditë festoi 10-vjetorin e lindjes, se do t’i duhen disa vite që ta mbaj në mend përmendsh emrin e saj të plotë – Willos Sullivan Corbett Fitzisimmons Jefferies Hart Bunrs Johnson Willard Dempsey Tunney Schmeling Sharkey Carnera Baer Braddock Louis Charles Walcott Marciano Patterson Johansson Liston Clay Frazier Fareman Taylor-Brown.

Nëna e Willow, Maria vendosi që t’i mbledh të gjithë emrat e legjendave të boksit dhe t’ia vë bijës së saj. /Telegrafi/