LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës

Kuvendi miraton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës

Me 53 vota për, një kundër dhe 9 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2017.

Kuvendi do të votojë edhe Propozimvendimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore.


Në seancën e sotme pritet edhe votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017.

Po ashtu, në Kuvend do të votohet edhe propozimi për zëvendësimin e dy anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/