LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, e përzgjedhura e agjencive turistike amerikane

Shqipëria, e përzgjedhura e agjencive turistike amerikane

Pushimet në Evropë duken larg fizikisht dhe financiarisht dhe, ndonëse nuk ka asnjë alternativë tjetër veç kapërcimit të Atlantikut, mund të jetë më e thjeshtë nga sa ju duket për të udhëtuar nëpër botë pa e shteruar llogarinë tuaj bankare, shkruan faqja amerikane e udhëtimeve www.brit.co.

Ndërmjet 10 destinacioneve, ku futen Praga, Vjena, Budapesti, Barcelona, Zagrebi, Portoja, Parisi, Berlini dhe Firencja, agjencia e njohur amerikane e turizmit, Kayak, rendit edhe Tiranën.


“Shqipëria, në Evropën Juglindore, ka qenë e izoluar nga regjimi komunist dhe është një vend ende i parrahur nga shumë vizitorë.

Këtu do të gjeni plazhe të bukura, të cilat rivalizojnë ato të Mesdheut, të mbipopulluara dhe me çmime të shtrenjta. Kryeqyteti Tirana është një pikënisje e mirë, pasi ndërtesat e dikurshme gri, tashmë janë pikturuar me ngjyra të shumëllojshme.

Vizitoni Bunk’Art, një ish-muze kushtuar diktatorit Enver Hoxha si dhe Piramidën, tashmë të rrënuar.

Merr një kafe ose koktej në zonën e modës, Bllok, dikur të rezervuar vetëm për zyrtarët e Partisë Komuniste. Më tej në jug, Saranda, një ish-fshat peshkimi, që tani është kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Ksamili dhe ishujt e afërt janë destinacione popullore.

Hidhni një vështrim në ujërat blu dhe plazhet e pacenuara dhe do ta kuptoni menjëherë psenë”, shkruan www.brit.co. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori