LAJMI I FUNDIT:

Nis viti i ri akademik në Shqipëri

Nis viti i ri akademik në Shqipëri

Ka nisur sot viti i ri akademik për rreth 83 mijë studentë dhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në universitetet shqiptare.

Këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.

Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale, pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi. /Telegrafi/