LAJMI I FUNDIT:

Shakira pritet të performojë në hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë?

Shakira pritet të performojë në hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë?
Shakira Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim zyrtar me Kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se ka bashkëbiseduar me Bahtirin për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo e shumëpritur për gjithë kosovarët.


Më tej ai ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare amerikane për të performuar.

Shakira (Foto: Xavi Torrent/Getty Images/Guliver)

Por, klankosova.tv merr vesh se këngëtarja e cila pritet të performojë atë ditë në të cilën do të bëhet hapja zyrtare e Urës së Ibrit, është Shakira, emër i njohur ky në botën e shoubizit dhe më gjerë.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të klankosova.tv nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa është thënë se ”ende nuk ka diçka konkrete, veçse ajo është propozuar si ide e mundshme”.

Sipas ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, këngëtarja e cila do të performojë në ceremoninë e hapjes së Urës së Ibrit, do ta mbahet mend edhe më gjatë pasi për të ka dhe një propozim-vendim tjetër.

”Hapja do të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka theksuar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Shakira (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori