LAJMI I FUNDIT:

Çfarë bën kur ndodhet jashtë vendit? Capital T sjell videon e tretë për fansat që përshkruan stilin e tij të jetesës

Çfarë bën kur ndodhet jashtë vendit? Capital T sjell videon e tretë për fansat që përshkruan stilin e tij të jetesës
Foto: Capital T/Instagram

Ka tash e sa javë që reperi Capital T vazhdimisht po publikon në rrjetet sociale video që tregojnë për stilin e tij të jetesës.

E nisi me videon e parë, duke treguar se çfarë bën në mëngjes dhe se si fillon dita e tij e zakonshme.


Tutje, videoja e dytë ishte ajo e cila tregonte ushtrimet që reperi bën në palestër, për tu dukur gjithnjë fit para publikut.

Ndërsa videoja e tretë, e cila u publikua së fundmi në YouTube, tregon se çfarë bën Capital T kur është në udhëtime jashtë vendit.

Përpos që shkon për të performuar në koncerte, reperi tregon se i pëlqen shumë të hajë ushqime “fast food”, si dhe të bëjë blerje në markat më të famshme botërore.

Capital T me një tjetër video nga përditshmëria e tij, kësaj here u tregon fansave si i bën ushtrimet në palestër
Lexo po ashtu Capital T me një tjetër video nga përditshmëria e tij, kësaj here u tregon fansave si i bën ushtrimet në palestër

Videoja e xhiruar në Dusseldorf, ka dalë vërtet interesante, duke treguar për herë të parë se si një këngëtar vendor e shpenzon ditën jashtë vendit.

Gjatë shëtitjeve në rrugët e këtij qyteti, Kapo pati fatin që të takojë edhe disa shqiptarë, shumë prej të cilëve e ndalonin për të bërë fotografi.

Capital fotografohet krah një femre misterioze, konfuzon fansat e tij në Instagram
Lexo po ashtu Capital fotografohet krah një femre misterioze, konfuzon fansat e tij në Instagram

Madje, rastësisht ai u pa edhe me aktorin e njohur nga Tetova, Xhevdet Jashari, i cili gjendej atje gjithashtu për një projekt të tij.

Videon në fjalë, Capital T e ka shpërndarë gjithandej me fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Kalo në kategori