LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës gjatë vitit 2018 më i shtrenjtë se viti paraprak

Çmimi i naftës gjatë vitit 2018 më i shtrenjtë se viti paraprak

Çmimi i naftës gjatë vitit 2018 më i shtrenjtë se viti paraprak

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar Brent, në vitin 2018 do të jetë për 37 për qind më i lartë nga viti paraprak, kështu thuhet në parashikimin e Administratës amerikane për Energjinë.


Në raportin e saj afatshkurtër të publikuar së fundmi, Administrata vlerëson se çmimi i naftës Brent do të lëviz në një mesatare prej 74 dollarë për fuçi, që është një rritje me 20 dollarë nga mesatarja prej 54 dollarë sa ishte në vitin 2017 dhe parashikimi është që mesatarja e vitit 2019 të jetë 75 dollarë për fuçi, përcjell Telegrafi.

Raporti në fjalë thekson se nafta e papërpunuar West Texas Intermediate do të lëvizë në një mesatare prej 68 dollarë për fuçi, që është me 17 dollarë më shumë nga 51 dollarë për fuçi sa ishte vitin e kaluar. /Telegrafi/