LAJMI I FUNDIT:

Trump takon në Washington pastorin amerikan, falënderon Erdoganin për lirimin e tij

Trump takon në Washington pastorin amerikan, falënderon Erdoganin për lirimin e tij

Presidenti Donald Trump përshëndeti kthimin në Uashington të pastorit amerikan Andrew Brunson.

Trump dhe Brunson u takuan në Zyrën Ovale të shtunën, pak orë pas mbërritjes së këtij të fundit në tokën amerikane.

Presidenti i tha Brunsonit “ne kemi qenë duke biseduar gjatë dhe kemi bërë negociata të vështira” për lirimin e tij duke shtuar se “ne nuk paguajnë shpërblim në këtë vend”.


Një gjykatë turke të premten dënoi Brunsonin për lidhje me terrorizmin dhe e dënoi atë me vetëm tre vjet burg. Por gjykata e liroi pastorin ungjillor 50-vjeçar, pasi ai kishte kaluar gati dy vjet në paraburgim, raporton VOA.

“Do të jetë e mrekullueshme të takohem me të”, shkroi Trump në Twitter të shtunën në mëngjes. “Ai është një i krishterë i mirë që ka përjetuar një përvojë kaq të vështirë”.

Trumpi falënderoi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për kthimin e Brunsonit, i cili u lirua të premten nga një gjykatë turke. Trump vuri në dukje se SHBA nuk negociuan një marrëveshje me Turqinë për lirimin e Brunsonit, duke thënë, “Unë nuk bëj marrëveshje për pengje.” Ankaraja gjithashtu ka kundërshtuar fuqimisht çdo sugjerim për një marrëveshje.

Lirimi i Andrew Brunson të premten shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse do të dënohej për terrorizëm dhe akuzat për spiunazh, që Uashingtoni i quajti të pabaza.

Njeriu që shkaktoi krizën ndërmjet dy vendeve: Kush është Andrew Brunson, pastori i SHBA-së i liruar nga Turqia?
Lexo po ashtu Njeriu që shkaktoi krizën ndërmjet dy vendeve: Kush është Andrew Brunson, pastori i SHBA-së i liruar nga Turqia?

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se Brunson kishte “vuajtur shumë”, por tani është në “gjendje të mirë” dhe do të vizitojë së shpejti Shtëpinë e Bardhë. Në Twitter, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se administrata Trump do të vazhdojë të punojë për të sjellë në atdhe amerikanët e tjerë “të burgosur padrejtësisht”.

Ushtria amerikane e çoi Brunsonin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të premten për një vlerësim mjekësor përpara se të vazhdonte udhëtimin në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell e përshëndeti Brunson në bazën ajrore. Ambasadori postoi një fotografi të Brunsonit në Twitter duke puthur një flamur amerikan. “Kur i tregova flamurin amerikan, ai e puthi atë menjëherë”, shkroi Grenell.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të premten se Brunson “do të shkojë në Zyrën Ovale, me shumë gjasa të shtunën”.

Gjykata turke e shpalli Brunsonin fajtor të premten, por e dënoi atë me vetëm tre vjet dhe një muaj burg. Pastori kishte shërbyer dy vjet në paraburgim kështu që u lirua për kohën e kryer.

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori