Largimi i kuadrit profesionit shëndetësor çdo ditë e më shumë nga Kosova, për të punuar në vendet evropiane, po merr përmasa serioze.
Kryetari i Odes se Mjekeve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu thotë se kjo do të këtë pasoja për vendin.
“Brenda tre muajve më shumë se 90 mjekë kanë shkua në perëndim. Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frik se do të arrijmë kur një mjekë në dit, do të largohet nga Kosova”, tha ai.
Të njëjtin shqetësim e ngreh edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla. Ai thekson se nëse institucionet e vendit nuk punojnë seriozisht në këtë drejtim, atëherë Kosova do të ketë probleme serioze.
“Kemi shumë problem. Ne jemi duke punuar në një strategji të përbashkët edhe më ministrin e shëndetësisë, qe ikjen e mjekeve ta kthejmë në problem nacional. Në coftë se ne mund ta arrijmë këtë, atëherë ne mund ta ndalim këtë dukuri, përndryshe fluksi është dukë shkua në rritje”, tha ai.
Por, sa humb një shtet kur kuadri i përgatitur mjekësor largohet nga vendi, Dr. Pleurat Sejdiu shpjegon.
“ Një mjek i duhet minimum 14-të vjet të përgatitet që të ofroj një shërbim si duhet specialistit. Janë qindra mijëra euro, po flas vetëm në anën monetare dhe ai (mjeku) “të zhduket”, e pastaj do të duhet edhe aq vite me e zëvendësua atë. E, a kemi kohë, jo nuk e besoj qe kemi”, tha Sejdiu.
Ndërsa, për Dr. Haxhi Avdylin, njëherit anëtar i komisionit parlamentar për shëndetësi nga radhët e LDK-së, kjo situatë ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit në sistemin shëndetësor.
“ Edhe pse ne jemi me numrin me të voglin të mjekeve, mjek ka pa punë. Kjo tregon se ne nuk po dimë se cili mjek na duhet, cilët specializime duhet të ndahen dhe kjo po na kushton shumë me humbjen e një potenciali të madh të mjekeve të rinj, por edhe ikjes së pjesës më vitale të shoqërisë”, tha ai.
Projektligji i cili garanton rritjen e pagave për profesionistët shëndetësor ka kaluar në Qeveri, dhe në momentin e votimit në Kuvend, mantelbardhet do të marrin pagat me rritje. Kjo pritet të rris mirëqenien dhe dinjitetin e tyre, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrin së Shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025