LAJMI I FUNDIT:

Eksperti britanik: Ideja për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi qëndron mbi tavolinë

Eksperti britanik: Ideja për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi qëndron mbi tavolinë

Eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtare, James Ker Lindsay, ka thënë se ka një gatishmëri që ideja korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të qëndrojë mbi tavolinë edhe pse ajo në fillim i ka pëlqyer një numri të vogël të zyrtarëve.

Kështu i interpreton Lindsay për gazetwn serbe “Blic” lajmet e fundit nga Brukseli se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian me një shumicë e madhe miratoi draft-raportin për Serbinë dhe gjithashtu miratoi një amendament që ka të bëjë me bisedimet rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve, si pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ekspertit britanik, BE-ja pranon dy çështje të rëndësishme – se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizuar dhe se, sipas tij, sa më shpejt të ndodh kjo, do të jetë më mirë për të dyja palët. Dhe e dyta, Lindsay thotë se, BE-ja e ka të qartë se nuk është e përshtatshme t’i qëndrojë në rrugë një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës, derisa përmbushen disa kushte të caktuara.


Ai gjithashtu thekson se është një pikëpyetje e madhe është nëse të dy palët me të vërtetë janë të gatshme për të arritur një marrëveshje.

“Gjithmonë kam besuar se një lloj marrëveshje territoriale është zgjidhja më logjike për çështjen e Kosovës”, theksoi Ker-Lindsey, transmeton Telegrafi.

Siç tha ai, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i madh përpara për stabilitetin rajonal.

“Në qoftë se me këtë menaxhohet në mënyrë të drejtë, kjo do të ndihmojë në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të hapte rrugën për anëtarësimin më të shpejtë në BE të Kosovës dhe Serbisë “, tha Lindsay.

Eksperti britanik, James Ker Lindsay, edhe në vitin 2011 kishte përmendur idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ker Lindsay: Kufijtë mund të ndryshohen
Lexo po ashtu Ker Lindsay: Kufijtë mund të ndryshohen

Ai kishte thënë se “nëse Beogradi ka plan të mirë, ka mundësi të ndodhë ndryshimi i kufijve dhe veriu i Kosovës të futet në përbërje të Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori