LAJMI I FUNDIT:

Ker Lindsay: Kufijtë mund të ndryshohen

Ker Lindsay: Kufijtë mund të ndryshohen

Eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtare, James Ker Lindsay, thotë se nëse Beogradi ka plan të mirë, ka mundësi të ndodhë ndryshimi i kufijve dhe veriu i Kosovës të futet në përbërje të Serbisë.

“Ekzistojnë dy realitete në terren, një që Kosova është e pavarur dhe e dyta se serbët në veri të Kosovës kundërshtojnë kontrollin nga autoritetet në Prishtinë”, ka thënë Lindsay dhe vlerësoi se këtu mund të gjendet kompromisi. Nëse Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, atëherë Prishtina duhet të pranojë se veriu është pjesë e Serbisë. Pasojat direkte të refuzimit të kompromisit do t’i mbajnë Serbia dhe Kosova e jo SHBA-ja apo Rusia”, citon KTV-ja Lindsay.

Ky profesor në shkollën londineze të Ekonomisë dhe Shkencave Politike shpjegoi se shtetet të cilat nuk ballafaqohen me pasoja drejte vendimeve të veta mund të kenë qëndrime të fuqishme por se refuzimi i kompromisit godet Serbinë dhe Kosovën.


“Nëse Beogradi paraqet plan të mirë dhe preciz besoj se kjo do të dërgonte deri tek llogaritja se sa do t’i kushtonte Prishtinës pagëzimi i forcave paqësore në veri që do të mund të ishin të stacionuara atje”, tha Lindsay.

Sipas tij, arritja e marrëveshjes me Beogradin do të zgjidhte shumë probleme, si ai që Kosova të fitojë njohjen në institucionet ndërkombëtare. “Nuk ka kurrfarë përcaktimesh në të drejtën ndërkombëtare që do të mund të parandalonin ndonjë shtet që të negociojë për ndryshimin e kufijve dhe t’i japë pavarësi një pjese të territorit të vet”, vlerësoi Lindsay. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori