Kosova nuk ka bërë asnjë hap drejt zgjidhjes së problemit të nxënësve në Luginë lidhur me tekstet shkollore.
Këtë e ka pranuar edhe ministri i Arsimit i cili ka thënë se me gjithë vullnetin dhe dëshirën që kanë pasur, ai nuk ka qenë i gatshëm të marrin vendim që t’i dërgojë librat në kufi.
Në raportimin e tij para Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka thënë se janë mundur të krijojnë mundësi për dërgimin e teksteve shkolle në komunat e Luginës, por që nuk kanë pasur sukses.
Pasi u pyet nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbëria Nagavci se a ka bërë diçka lidhur me dërgimin e librave atje, Bytyqi ka thënë se nuk dëshiron të bëjë spektakël duke i lënë librat të qëndrojnë në kufi.
Shpresa e vetme tani për nxënësit atje, për të cilët tekstet shkollore shqipe janë shumë të nevojshme, është Tirana.
Ministri ka thënë se është në pritje të një përgjigje nga kryeqyteti shqiptar për të parë mundësinë që librat t’i dërgojnë në Luginë nga Shqipëria.
“Tekstet në Luginën e Preshevës, përtej vullnetit, dëshirës dhe asaj që edhe unë do të kisha mund me fol me emocione dhe patriotizëm, por në praktikë nuk jam person që dua të bëj spektakël, të jeni të sigurt nuk bëjë spektakël, nuk kemi bërë asnjë hap sepse nuk kemi pas mundësi të bëjmë hapa për të dërguar libra në këto komuna të cilat kanë qenë shumë të nevojshme. Unë nuk kam qenë i gatshëm që të marrë vendim që librat të rrinë në kufi për një periudhë të gjaëe e pastaj të paguajmë vetëm kosto. Pra nuk kam dashur të bëj spektakël, jemi munduar të gjejmë alternativa, nuk ia kemi arrit, nuk kemi pas sukses. Jemi në bisedime edhe me Tiranën, nëse do të kemi ndonjë mundësi që përmes Tiranës këto libra të shkojnë, nëse edhe përmes Tiranës nuk do të arrijmë, fatkeqësisht për shkak të probleme politike, nuk do të kemi mundësi të dërgojmë libra”, tha ministri Bytyqi.
E për ketë, ai tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë në çfarëdo forme me Tiranën duke e ndihmuar me kosto dhe çdo gjë tjetër që kërkohet.
Ndër të tjera, në këtë raportim, ministri ka përmendur edhe depolitizimin e shkollave në Kosovë.
Ai shpreson që të gjejnë mirëkuptim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe përmes një udhëzimi administrativ, të vendoset që drejtorët e shkollave mos të jenë më të përfshirë në proceset zgjedhore.
“Do ta gjejmë një mirëkuptim që besoj që është e lehtë ta kalojmë edhe me KQZ-në, që drejtorët e shkollave mos të jenë asnjëherë më në pikat menaxhuese të shkollave në ditën e zgjedhjeve, pra të largohen nga procesi zgjedhor çdo drejtor i shkollës mos të ketë asnjë rol në procesin zgjedhor. Konsideroj që janë hapat e parë drejt asaj që ne vazhdimisht jemi deklaruar që do të fillojmë procesin e depolitizimit të shkollave në Kosovë”, tha ministri.
Bytyqi ka njoftuar edhe për fillimin e implementimit të projektit për matjen e perfomancës së mësimdhënësve, që sipas tij, është një prej të arriturave më të mëdha.
“Kemi filluar për herë të parë në Kosovë, matja e performancës së mësimdhënësve, me datën 29 shtator ka filluar projekti për matjen e performancës së mësimdhënësve, ne kemi bërë informimin publik të fillimit të këtij projekti dhe vazhdimisht jemi në kontakt me drejtorin e Inspektoratit se si po ecën fillimi i këtij projekti të rëndësishëm e deri më tani nuk kemi pas ndonjë problem”, tha Bytyqi.
Ndër të tjera, ministri bëri të ditur se viti shkollor 2017/18 është përmbyllur si i rregullt dhe pa ndonjë problematikë, ndërkohë tha se viti i ri ka filluar me rregull përveç 9 shkollave që sipas tij nisin mësimin me vonesë për shkak të rinovimit.
E për këtë, ai tha se do të bëjnë kompensimin e orëve të humbura.
Deputeti Ismajl Kurteshi shprehi shqetësimet e tij lidhur me gjendjen në kolegjet private ku tha se regjistrojnë studentë jashtë afatit ligjor.
Sipas ministrit, kolegjet që regjistrojnë studentët jashtë afatit ligjor nuk konsiderohen të regjistruar nga MASHT.
Bytyqi ka thënë se pret që në fillim të vitit 2019 të jenë përsëri pjesë e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!