LAJMI I FUNDIT:

Karajanov: Nuk do të ketë konflikte në Maqedoni

Karajanov: Nuk do të ketë konflikte në Maqedoni

Goce Karajanov, ambasador i Maqedonisë i cili me propozim të qeverisë së kaluar është akredituar për të Rusi, në një intervistë për agjencinë ruse “ITAR-TASS” thotë se nuk do të ketë tensione pas referendumit dhe konflikte në Maqedoni, pa dallim nëse do të ketë sukses marrëveshja e Prespës.

“Fakt është se ndryshimet që parashihen me marrëveshjen e Prespës duhet të miratohen nga deputetët në Kuvend, ndërsa për këtë duhen dy të tretat e shumicës. Ndërsa nëse kjo nuk arrihet sipas kryeministrit Zoran Zaev do të ketë zgjedhje të parakohshme”, thotë Karajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE çdo herë ka qenë mbi interesat partiake dhe se për këtë çështje ka konsensus.


“Maqedonia ka kohë që është përgatitur për anëtarësim në NATO, por çështja e emrit ka vështirësuar këtë. Me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës është hapur mundësia për tejkalimin e pengesës së fundit për anëtarësim dhe në këtë kontekst gjithë partnerët tanë perëndimorë nga kanë mbështetur”, tha Karajanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

Drejtësi
Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori