Poezi nga: Rafael Alberti Merello
Përktheu: Faslli Haliti
Natyrisht, kënga ime
mund të jetë e çdo vendi
Por këto rrënjë të shkulura,
mjerisht, këto rrënjë të shqyera,
nganjëherë këto s’ma lënë
që kënga të jetë e botës dhe as
e kësaj toke,
të asaj pjese tepër të vogël
të Tokës.
Ka edhe që më thonë: Po ti
ç’mund të na thuash për këtë?
Dhe unë i përgjigjem: Miq,
edhe nëse kënga ime
do që të jetë e botës,
i ka rrënjët në ajër,
i mungon ushqimi i tokës
së njohur.
Dhe është si pema që ngjitet lart
dhe nuk është e asnjë pjese,
Edhe pse nganjëherë
nga një përpjekje heroike
e pafundme e mendimit
rrënjët e saj prekin tokën,
Dhe kënga pastaj bëhet
vetëm e asaj toke, e asaj
pjese tepër të vogël
të tokës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'