Çmimet e konsumit shënuan ngritje 0.1 për qind në muajin shtator krahasuar me muajin paraprak, për shkak të shtrenjtimit të bukës, drithërave, perimeve dhe veshjeve me një ndikim të përbashkët prej 0.4 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).
Kjo është bërë e ditur në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin shtator të vitit 2018.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në pemë me 7.6 për qind, shërbime për transport me 5.3 për qind, rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror, pushime të organizuara me 4.4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.
ASK thotë se shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.4 për qind dhe IHÇK është më i lartë për 1.4 për qind në muajin shtator 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit në bukë dhe drithëra me 2.1 për qind, mish me 3.1 për qind, qumësht, djathë dhe vezë me 3.4 për qind, perime me 13 për qind, duhan me 2.9 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 10.6 për qind.
Ndërkaq, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve në pemë me 6.7 për qind, sheqer dhe ëmbëlsira me 7.7 për qind, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 7 për qind, pajisje shtëpiake me 3.5 për qind, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave me 3.8 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'