LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 27 aktakuza për uzurpimin e pronës së Hekurudhës

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 27 aktakuza për uzurpimin e pronës së Hekurudhës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për rastet e uzurpimit të pronës së Hekurudhës në Komunën e Prizrenit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, pas pranimit të 51 kallëzimeve penale nga Kompania për Menaxhim të Infrastrukturës Hekurudhore – “INFRAKOS SH.A”, ka trajtuar dhe hetuar të gjitha këto kallëzime penale, dhe pas koordinimit të veprimeve të nevojshme hetimore ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave, për veprat penale: “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 2 dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” neni 333 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga të gjitha lëndët e pranuara, në 6 prej tyre janë hudhë kallëzimet penale, ndërsa 18 lëndë janë ende në punë, për të cilat Prokuroria në Prizren, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.


Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për 13 persona për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal, si dhe për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368 paragrafi 1 dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me lëshimin e lejeve ndërtimore në afërsi të pronës së Hekurudhës, duke mos respektuar distancën e duhur nga binarët, sipas Ligjit për Hekurudhat e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori