LAJMI I FUNDIT:

Më 18 dhe 19 tetor në Bruksel, Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO

Më 18 dhe 19 tetor në Bruksel, Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO

Republika e Maqedonisë më 18 dhe 19 tetor në selinë e NATO-s në Bruksel zyrtarisht i fillon bisedimet për anëtarësim në Aleancë.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, në seancën e djeshme të Qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për formimin e Komitetit Punues që është përgjegjës që t’i zbatojë bisedimet për anëtarësim.

Ai theksoi se Maqedonia është e përkushtuar plotësisht për këto bisedime dhe theksoi se delegacioni zyrtar i Qeverisë në të cilin do të ketë anëtarë nga disa institucione dhe dikastere ministrore do ta kryesojë koordinatori kombëtar Stevo Pendarovski.


“Ne jemi të gatshëm plotësisht dhe Komiteti Punues për Integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO punon tashmë një kohë të gjatë”, tha Boshnjakovski.

Ai shtoi se proceset zhvillohen paralelisht për anëtarësim të plotë dhe theksoi se për anëtarësim të plotë nevojitet edhe implementim i plotë i Marrëveshjes së Prespës, së pari në Parlamentin e Maqedonisë, gjegjësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese, e pastaj edhe ratifikimin e tij në Parlamentin në Athinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori