Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Armeni dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonisë në kryeqytetin armen Jerevan, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të ndara me disa homologë të tij, me të cilët ka diskutuar mbi shqyrtimin e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në Organizatat Ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.
Gjatë ditës së martë, kryediplomati kosovar, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Guineas, Mamady Toure, atë të Nigerit, Kalla Ankourao, si dhe ministrit të deleguar për Frankofoni, nga Republika e Afrikës Qendrore, Chancel Sekode Ndeugbayi.
“Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guineas, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve. E falënderova për përkrahjen e fuqishme, që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare. U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit dhe i premtova, që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvojë, të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore”, ka deklaruar Pacolli, pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Guineas, Mamady Toure.
“Pata nderin dhe kënaqësinë të takojë Ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerit, Kalla Ankourao, me të cilin diskutuam vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Po ashtu, vlerësuam se do të ishte me rëndësi të propozohen Konsuj Nderi, me qëllim intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve. Gjatë takimit diskutuam edhe për sfidat dhe arritjet e vendeve tona, ku theksova rëndësinë e përkrahjes së Republikës së Kosovës në synimin e saj për afirmim ndërkombëtar, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe posaçërisht përkrahjen e Nigerit në lidhje me anëtarësimin në INTERPOL. Po ashtu, diskutuam edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore”, është shprehur numri dy i Qeverisë, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Nigerit, Kalla Ankourao.
Një takim tjetër të rëndësishëm, Ministri i Jashtëm, Pacolli, e ka zhvilluar edhe me ministrin e deleguar për Frankofoni, nga Republika e Afrikës Qendrore, Chancel Sekode Ndeugbayi.
“Republika e Afrikës Qendrore, vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne, do të thellojmë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndësishëm afrikan. Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.
Takimet e tjera bilaterale të Ministrit të Jashtëm, Pacolli, me homologë të tij, që po marrin pjesë në Konferencën e Frankofonisë do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos