LAJMI I FUNDIT:

Në Kolegjin ILIRIA ndahet Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018

Në Kolegjin ILIRIA ndahet Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018

Në kuadër të veprimtarisë shkencore të Kolegjit ILIRIA, të mërkurën më 10 tetor 2018, për të dytin vit radhazi, në një ceremoni solemne në Kolegjin ILIRIA, ndahet Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”.

Në këtë veprimtari shkencore do të bëhet edhe përurimi i botimeve “Akademik Aleksandër Stipçeviq” dhe “Shqipja standarde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”.


Duke u bazuar në misionin dhe vizionin e Kolegjit ILIRIA, duke vlerësuar lart veprimtarinë shkencore dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Aleksandër Stipçeviqi, në fushën e studimeve albanologjike dhe posaçërisht në atë të studimeve ilire, pastaj duke veçuar bashkëpunimin e këtij personaliteti të shquar me famë botërore me Kolegjin ILIRIA, u themelua edhe Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”.

Me emërtimin e këtij çmimi shkencor ndërkombëtar, nderohet historiani i antikitetit, ilirologu i shquar, autori i shumë punimeve dhe i veprave shkencore me rëndësi të madhe edhe për metodologjinë e kërkimeve shkencore.

Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”, duke u mbështetur në Rregulloren e Çmimit Shkencor dhe në bazë të vlerësimit, të zgjedhjes dhe të vendimit të Jurisë, u jepet personaliteteve të shquara akademike-universitare dhe të tjera për kontribut të madh me vlerë arsimore, kulturore dhe shkencore, për botime, për projekte dhe për arritje të shquara në fusha të ndryshme të kërkimit profesional shkencor.

Në tetor të vitit 2017, Kolegji ILIRIA realizoi edicionin e parë të Çmimit Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”, i cili në një ceremoni solemne iu dha Akademik Idriz Ajetit, për arritje të shquara Akademike-Universitare shumëvjeçare në fushën e studimeve Albanologjike.

Më 10 tetor 2018, Kolegji ILRIA në kuadër të veprimtarisë shkencore, Çmimi “Aleksandër Stipçeviq” 2018, i jepet Akademik Muzfer Korkutit, anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Në bazë të vlerësimit të kontributit të jashtëzakonshëm shkencor shumëvjeçar në fushën e studimeve të historisë së popullit shqiptar, Juria unanimisht nominoi:

Akademik Muzafer Korkutin, anëtarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, specialist i Prehistorisë dhe Arkeologjisë Prehistorike Shqiptare, është fitues i Çmimit Shkencor Ndërkombëtar Aleksandër Stipçeviq 2018 . /Telegrafi/

Artikull i Sponsoruar

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori