LAJMI I FUNDIT:

Pas lajmit për rrahjen brutale të dy shqiptarëve në Novi Sad, reagon edhe i pari i Komunës së Preshevës

Pas lajmit për rrahjen brutale të dy shqiptarëve në Novi Sad, reagon edhe i pari i Komunës së Preshevës

Pas lajmit se në Novi Sad të Serbisë janë rrahur brutalisht dy shqiptarë, vetëm pse folën shqip, ka reaguar edhe i pari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili në një postim në Facebook, shkroi se kjo pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj shqiptarëve në Republikën e Serbisë.

Ndërkaq, në natën mes të shtunës dhe dielës, dy të rinj shqiptarë të moshës 19-vjeçare janë rrahur brutalisht nga disa persona, ku nga plagët e marra njëri prej tyre është dashur t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik për t’i shpëtuar vdekjes, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:


“Rrahja e dy të rinjve shqiptar në qytetin e Novi Sadit pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj minoritetit etnik shqiptar në Republikën e Serbisë. Gjithashtu na shqetëson tejëmase informatat se të rinjët shqiptarë janë rrahur për shkak se paskan folur në gjuhën e tyre amtare shqipe.

I bëj thirrje organeve përkatëse shtetërore të hetohet rasti menjëherë, të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të mirren masat adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë ftoj organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të analizojn rastin dhe të trajtohen me prioritet shkeljet e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Republikën e Serbisë. Është e drejtë elementare e mbrojtur me konventa ndërkombëtare që minoritetet gjegjësisht shqiptarët të flasin gjuhën e tyre amtare pa pasoja fizike anekënd botës e veçanërisht në Republikën ku jetojmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori