LAJMI I FUNDIT:

Yjet britanike: Brexit-i e dërgon kulturën në burg

Yjet britanike: Brexit-i e dërgon kulturën në burg
Sting (Photo by John Parra/Getty Images)

Dhjetëra muzikantë, në mesin e të cilëve edhe Sting dhe Ed Sheeran, i kanë dërguar një letër të hapur premieres britanike, Theresa May, në të cilën e kanë shprehur shqetësimin se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do ta dërgojë kulturën në një formë burgu duke shtuar se do të goditet edhe industria muzikore.

Teksti i letrës është publikuar në gazetën Observer, ndërsa gjithçka është iniciuar nga muzikanti irlandez, Bob Geldof.


Kryeministrja britanike, Theresa May (Photo by Stefan Rousseau – WPA Pool/Getty Images)

Ndër yjet që e kanë nënshkruar letrën ndodhen edhe dirigjenti Simon Rattle, bateristi i “Queen”, Roger Taylor, si edhe këngëtari amerikan, Paul Simon.

Lajmet për Brexit
Lexo po ashtu Lajmet për Brexit

“Brexit do të ndikojë në të gjitha sektorët e industrisë muzikore – turnetë, shitja e albumeve dhe të drejtat e autorit”, thuhet mes tjerash në tekstin dërguar Mayt.

Po ashtu, aty thuhet se tashmë kanë nisur të vërehen pasojat Brexit-it që hyn në fuqi më 19 mars të vitit të ardhshëm.

Ed Sheeran (Photo by Phil Walter/Getty Images)

Muzikantët theksojë se funta ka rënë, gjë që ka sjellë rritjen e çmimeve për blerjen e materialeve të nevojshme apo për huazimin e tyre, ndërkohë që rroga është ulur, që do të thotë zvogëlim i daljes së njerëzve nëpër lokale dhe koncerte.

Geldof ka kërkuar organizimin e një referendumi të ri në lidhje me Brexit-in. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori