Problemet e të bërit biznes në Kosovë dhe identifikimi i mundësive për përmirësim të tyre ishin temat kryesore të diskutuara gjatë takimit të përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.
Mungesa e ofertave për tërheqje të bizneseve në Kosovë dhe mungesa e strategjisë po bëjnë që bizneset të largohen nga Kosova tha ndër të tjera kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi. Ai gjithashtu shtoi që Kosova ka nevojë që disa ligje të përmirësohen duke krijuar ligje të reja, ndërsa një pjesë tjetër të funsionalizohen sepse ligjet ekzistuese po bëjnë që bizneset të ngulfaten.
Një ndër kërkesat kryesore të OAK-së ishte rregullimi i Ligjit të Punës, më saktësisht neni 49, i cili rregullon pushimin e lehonisë e që momentalisht po obligon bizneset të paguaj dy punëtore për të njëjtën punë ndërsa barra e shtetit në pagesë të kësaj page është minimale në krahasim me atë të biznesit. Krasniqi shtoi që OAK propozon që kjo pagesë të bëhet plotësisht nga shteti.
OAK kërkoi që nga 1 janari 2019, TVSH-ja, tatimi në qira, tatimi në fitim dhe tatimi nga buqët të paguhen në inkasim si një lehtësim në përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë.
Çështja e ekonomisë informale u theksua nga anëtari i bordit, Hysni Zogaj, sipas të cilit zgjidhja më e mirë për këtë problem është krijimi i një afati amnisite për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi t’i legalizojnë stoqet dhe pastaj të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë legale.
Limaj tha që Kosova duhet të krijoj një strategji të sofistikuar përmes së cilës do të mundësohet zhvillimi ekonomik i vendit. Ai shtoi që është më se i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe bizneseve, në mënyrë që secili të realizoj pjesën e tij dhe të arrihen përmirësimet e dëshirueshme për vendin tonë. Sipas tij problemi kryesorë tek ligjet në Kosovë është se një pjesë shumë e madhe janë miratuar pa u lexuar fare.
Në fund të këtij takimi palët mbetën të bashkëpunojnë në mënyrë që të arrihet vërja në funksion e kërkesave të adresuara nga OAK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova