LAJMI I FUNDIT:

Honda prezanton në fund të muajit, konceptin e makinës së veçantë për të gjitha terrenet (Foto)

Honda prezanton në fund të muajit, konceptin e makinës së veçantë për të gjitha terrenet (Foto)

Në panairin SEMA që zhvillohet në Las Vegas, në mesin e disa modeleve tjera, Honda prezanton edhe një koncept të veçantë

Ky model i paemëruar, që nuk dihet nga cili segment i prodhuesit japonez vjen, do të jetë i dedikuar për të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.


“Kombinon strukturën e lehtë të makinave Honda, si dhe fuqinë e modeleve sportive, që vetëm Honda di t’i prodhojë” thuhet për modelin.

Të dhënat janë shumë minimale, por me faktin se është i fuqishëm dhe sportiv, mund të konkludohet se ka të bëjë me modelin Ridgeline, si kundërpërgjigje ndaj rivalit Ford F-150 Raptor. Mirëpo, duket pritur deri më 30 tetor, kur të fillojë SEMA dhe të shohim se për çfarë koncepti bëhet fjalë.

Në të njëjtin panair, Honda do ta shfaqë edhe Civic Type R TCR, si dhe disa modele, përfshirë makina të zakonshme, SUV dhe motoçikleta. /Telegrafi/