Krerët e shtetit u mblodhën të shtunën për të diskutuar mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun, në të cilën do të përfshihen pozita dhe opozita.
Një ditë pas kësaj ka reaguar i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti ka deklaruar se vështirë se ka mbetur ndonjë rezolutë e Kuvendit pa e shkelur Hashim Thaçi, si kryeministër apo president. Madje ai ka pyetur se pse do të ishte ndryshe me rezolutën e ardhshme?
Kurti ka thënë se Thaçi është i vetmuar dhe se pas protestës së 29 shtatorit, Thaçi nuk mund të bëjë marrëveshje me Vuçiqin dhe se Kuvendi nuk duhet ta ndihmojë Thaçin me rezolutën që ai do ta bëjë llastik.
Postimi i plotë:
Dimri i vetmisë së madhe?
Dihet që Thaçi në ndërmarrjen e tij me Serbinë për “kompromis të dhimbshëm” mbi Kosovën, nuk ka mandat nga Kuvendi dhe e ka popullin kundër. Madje, ai nuk ka as platformë me parime për negociata dhe as ekip negociator. Është i vetmuar. Kështu duhet të ngelet, sepse vetëm kësisoj nuk do të ngjajë ai “kompromisi i dhimbshëm” i paralajmëruar. Thaçi medoemos synon një letër nga Kuvendi, një dokument nga Kuvendi, rezolutë apo çkado qoftë ajo, që mandej të vrapojë te Vuçiqi në Bruksel.
Vështirë se ka mbetur ndonjë rezolutë e Kuvendit pa e shkelur Thaçi si kryeministër apo president. Pse do të ishte ndryshe me rezolutën e ardhshme?! Thaçi do rezolutë pikërisht që të mund ta shkelë atë! Nëse “ligji është si llastiku”, rezoluta është aq më tepër e tillë. Kuvendi që njëmend mbron republikën e demokracinë do t’i bënte rezolutë denoncuese e kundërshtuese Thaçit për shkeljet që ai bëri këtë verë, e jo për vazhdimin e tyre në vjeshtë e dimër. Prandaj, shumë më e fuqishme është mungesa e rezolutës sesa ndonjë rezolutë e fuqishme.
Pas protestës së 29 shtatorit, Thaçi nuk mund të bëjë marëveshje me Vuçiqin. Kuvendi nuk duhet ta ndihmojë Thaçin me rezolutën që ai do ta bëjë llastik. Populli është me opozitën. Ai nuk i nënshtrohet një njeriu. Duhet të qëndrojmë. Dhe, Thaçin e pret dimri i vetmisë së madhe, pa një rezolutë që do shërbente si dhjami për arushën. Ndërkaq, për neve vjen pranvera, e cila nuk e pret dimrin të mbarojë. Kush qëndron, fiton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova