LAJMI I FUNDIT:

Shatri: Veteranët do t’i marrin pensionet derisa të merret vendimi përfundimtar për listat

Shatri: Veteranët do t’i marrin pensionet derisa të merret vendimi përfundimtar për listat

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Haki Shatri, thotë se veteranët do të vazhdojnë t’i marrin pensionet derisa të merret vendimi përfundimtar nga organet e drejtësisë.

Shatri thotë se është padrejtësi ndalja e këtyre pagesave, përderisa nuk e vërteton drejtësia të kundërtën, derisa potencoi që këto pagesa nuk e dëmtojnë buxhetin e vendit.

“Unë mendoj që fjala veteran i ‘rrejshëm’ nuk është adekuat. Ato lista që kanë qenë në fuqi deri sot, derisa një strukturë institucionale, një gjykatë nuk i verifikon dhe nuk i ndan, nuk mund të konsiderohen as mashtrues e as përfitues të paligjshëm”, tha Shatri për Ekonomia Online.


“Buxheti për këtë kategori të njerëzve është i ndarë dhe vazhdon t’u paguhet dhe nuk e rrezikon asgjë buxhetin, sepse ajo shumë e mjeteve është e ndarë në fillim të vitit dhe dihet sa janë të destinuara për këtë kategori dhe nëse ndodh me u bë një spastrim i listave në kohën e ardhshme atëherë normalisht që veprohet konform me këtë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Financave, Qeveria i bëjnë vendimet dhe veprimet adekuate”, tha ai.

Shatri dyshimet për veteranët i ka quajtur fushatë për ta dëmtuar Qeverinë, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“E kam përshtypjen që më shumë është fushatë nga disa media për me njollosë këtë kategori dhe me qitë dyshime tek kjo qeveri. Kjo qeveri aktuale që është prej shtatorit të vitit të kaluar as nuk e ka aprovuar këtë listë e as nuk mundet me seleksionua e as me u përzier në sektorin e drejtësisë”.

“Ne duhet të jemi korrektë, me ju përmbajtë ligjit dhe rregullat ku drejtësia e thotë fjalën e vet, drejtësia merr vendime adekuate. Nuk kem paragjykim. Ju siguroj që kjo pagesë nuk e rrezikon buxhetin e as të ardhmen e vendit”, tha ai.

Ai ka folur edhe për mosrishikimin e buxhetit, veprim të cilin e ka quajtur të ligjshëm dhe konform rregullave.

“Në këtë vit nuk është bërë rishikim sepse rrjedha e të hyrave siç e keni përcjellë dhe prej raporteve ka qenë ose mbi dinamikën e paraparë ose përafërsisht në dinamikën e paraparë, që do të thotë pjesa e të hyrave në buxhet është paraparë mirë”.

“Shpenzimet buxhetore nuk e kanë tejkaluar e as rrezikuar funksionalitetin e institucioneve dhe është vlerësuar që nuk ka nevojë me bë rishikim. Ministria e Financave i ka konstatuar raportet edhe e ka konstatuar që nuk është e nevojshme me bo rishikim për buxhetin sepse janë brenda rregullave që mundësojnë një adaptim të pjesërishëm të pandikushëm në procedura”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori