LAJMI I FUNDIT:

Joschka Fischer: E shkuara nuk rezervon asnjë të ardhme për Europën

Joschka Fischer: E shkuara nuk rezervon asnjë të ardhme për Europën

Nga Joschka Fischer

Kanë mbetur vetëm disa muaj, kur Mbretëria e Bashkuar do të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Deri tani, debati rreth Brexit është sjellë kryesisht rreth çështjeve ekonomike. Nëse Britania e Madhe do të dalë nga blloku pa një marrëveshje të përbashkët, dëmi ka të ngjarë të jetë serioz. Dhe, siç po qëndrojnë aktualisht punët, një marrëveshje e tillë është larg arritjes.


Një “Brexit i ashpër”, do të thotë që më 29 mars 2019, do të përfundojë anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha traktatet e BE-së – si unioni doganor dhe tregu i përbashkët- dhe marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë të nënshkruara nga BE.

Vendi ishullor do të bëhet thjesht një palë e tretë, me pasoja të gjera për tregtinë e BE-së – por jo më pak kaos në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar. Por Brexit, do të ketë natyrisht edhe pasoja të mëdha politike. Përsa i përket çështjeve të përditshme, BE-ja perceptohet kryesisht si një treg i përbashkët dhe bashkim doganor. Por në thelbin e saj, ajo një projekt politik i bazuar në një ide specifike rreth sistemit europian të shteteve.

Për shkak të kësaj ideje – dhe jo ekonomisë së çështjes – po ndodh në fakt Brexit. Dhe kjo është arsyeja se pse vendimi i Britanisë për të lënë BE-në – me ose pa një marrëveshje – do të ketë një ndikim të thellë në rendin europian të shekullit XXI-të.

Një shumicë e lehtë britanikësh, që votuan pro Brexit në referendumin e 2016-ës, nuk ishin të shqetësuar për mirëqenien e tyre ekonomike, por për rimarrjen e sovranitetit të plotë politik. Ata e përcaktojnë sovranitetin, jo në aspektin e fakteve objektive për të tashmen apo të ardhmen e Britanisë, por në aspektin e së kaluarës së Britanisë, si një fuqi globale gjatë shekullit XIX-të. S’ka gjë se Britania e Madhe, është tanimë një fuqi europiane e mesme, me pak ose aspak shanse që të bëhet ndonjëherë një lojtare globale – qoftë brenda apo jashtë BE-së.

Nëse pjesa tjetër e kontinentit do të ndjekë shembullin britanik, dhe do të zgjedhë shekullin e XIX-të në vend të shekullit XXI-të, BE-ja do të shpërbëhet. Secili vend, do të detyrohej të kthehej sërish në një sistem të ngurtë të shteteve sovrane, të cilat luftojnë për epërsi, dhe që kontrollojnë vazhdimisht ambiciet e njëra-tjetrës.

Në kushte të tilla, vendeve europiane do t’u mungonte çfarëdolloj fuqie e vërtetë, dhe kësisoj do të tërhiqeshin nga skena botërore. Europa, e ndarë mes Transatlantizmit dhe Eurazianizmit, do të bëhej një pre e lehtë për fuqitë e mëdha joeuropiane të shekullit XXI-të.

Në një skenar më të keq, Europa madje mund të shndërrohet në një fushëbetejë të fuqive më të mëdha. Europianët nuk do ta përcaktonin më vetë të ardhmen e tyre; fati i tyre do të vendosej diku tjetër. Rendi i vjetër në rënie i Europës së shekullit XIX, lindi fillimisht nga Lufta Tridhjetëvjeçare (1618-1648).

Sistemi mesjetar që e parapriu atë, bazuar në një kishë dhe perandori universale, u zhduk gjatë Reformimit. Pas një sërë luftërash fetare dhe vendosjes së fuqive të forta territoriale, ajo u zëvendësua nga “sistemi Vestfalian” i shteteve sovrane. Gjatë shekujve që pasuan, Europa sundoi botën, dhe vetë Britania ishte fuqia europiane dominuese.

Por sistemi Vestfalian u shkatërrua nga dy luftërat botërore të gjysmës së parë të shekullit XX – që të dyja ato qenë në fakt luftëra evropiane për dominimin e botës. Kur armët heshtën në vitin 1945, europianët, madje edhe aleatët fitimtarë europianë, e kishin humbur efektivisht sovranitetin e tyre.

Sistemi Vestfalian u zëvendësua nga rendi bipolar i Luftës së Ftohtë, ku sovraniteti mbështetej tek dy fuqitë bërthamore jo-europiane: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. BE-ja u konceptua si një përpjekje për të rifituar sovranitetin europian në mënyrë paqësore, duke bashkuar interesat kombëtare të shteteve evropiane.

Qëllimi i kësaj përpjekjeje, ka qenë gjithmonë parandalimi i rikthimit në sistemin e vjetër të rivaliteteve të fuqive, aleancave reciproke dhe kërcënimit hegjemonik. Dhe çelësi i suksesit,

ka qenë një sistem kontinental i bazuar në integrimin ekonomik, politik dhe ligjor.

Gjatë rrjedhës së negociatave Britani-BE, është rigjallëruar një problem i vjetër:çështja irlandeze. Kur Republika e Irlandës dhe Britania e Madhe i përkisnin BE-së, nxitja për ribashkimin e Irlandës dhe lufta civile midis katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut, mund të pushonte.

Realitetet praktike të integrimit në BE, nënkuptonin se nuk ishte më me rëndësi se cilit vend i përkiste Irlanda Veriore. Por me Brexit që e hedh historinë në anën e kundërt, kërcënojnë të rikthehen hijet e së kaluarës. Europianët duhet ta shohin nga afër çështjen irlandeze, pasi ekziston edhe më shumë potencial për rikthimin e konflikteve të tilla në kontinent.

Në botë po lind një rend i ri botëror, i cili do të përqendrohet në Paqësor, jo në Atlantik.

Europa ka një dhe vetëm një mundësi për ta menaxhuar këtë tranzicion historik. Shtetet-kombet e vjetra europiane, nuk do të jenë të përshtatshëm për konkurrencën e re, nëse nuk janë të bashkuar.

Dhe madje edhe atëherë, arritja e sovranitetit europian do të kërkojë një përpjekje të madhe, dhe të përqendruar të vullnetit politik dhe zgjuarsisë. Nostalgjia për një të kaluar të lavdishme, është gjëja e fundit që do t’i ndihmonte europianët të përballen me sfidën që kanë përpara. E kaluara, nga vetë natyra e saj, ka mbaruar. Me ose pa Mbretërinë e Bashkuar, Europa duhet të shohë para të ardhmen e vet.

Burimi: Project Syndicate. Në shqip nga bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori