LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e Dukagjinit do të nisin paditë për publikimin e të dhënave personale

Veteranët e Dukagjinit do të nisin paditë për publikimin e të dhënave personale

Degët e OVL-UÇK -së së Dukagjinit kanë mbajtur të shtunën një mbledhje në të cilën kanë diskutuar për publikimin e paligjshëm të listave të veteranëve me të dhëna personale.

Në një komunikatë për media, OVL-UÇK ka njoftuar se të hënën do t’i shkruajnë kryeprokurorit Aleksandër Lumezi për t’i kërkuar përgjigje deri ku kanë arritur hetimet për fajtorin.


Sipas tyre, nëse Prokuroria nuk vazhdon me rastin sipas kërkesës së tyre, ata edhe do të protestojnë.

Më poshtë komunikata e plotë:

OVL të UÇK-së, degët e Dukagjinit, në mbledhjen e mbajtur sot me 6 tetor 2018, rikonfirmuan angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës së krijuar pas ofendimit publik të veteranëve të luftës me publikimin skandaloz e të paligjshëm të listave me të dhëna personale, bazuar në aktakuzën në rastin “Veteranët”.

Ne e përshëndesim edhe njëherë veprimin e Prokurorisë, e cila realizoi kërkesën e parë të protestës së luftëtarëve “Faleminderit Kosovë”të mbajtur me 26 shtator 2018.

Janë 2 veprime që do të ndërmarrim në ditët në vijim:

– Një letër do i shkojë Kryeprokurorit Lumezi, të hënën me 8 tetor 2018, ku do të kërkohet se deri ku kanë arritur hetimet për zbardhjen e fajtorit që publikoi ilegalisht listat në media.

– Zyrat e OVL UÇK në Dukagjin, do të jenë të hapura për të gjithë luftëtarët pa dallim zone e brigade, ku do të përkrahën në përpilimin e padisë për fyerje të dinjitetit dhe publikimin ilegal të të dhënave personale.

Paditë do të fillojnë që nga e enjtja 11 tetor 2018 dhe të interesuarit mund të paraqiten në zyrat në Deçan, Pejë, Gjakovë, Istog dhe Junik.

Pasi që Prokuroria ka bërë lëvizjen e vet sipas kërkesës sonë, nevoja për protestë tjetër dhe data e saj, do të varen nga komunikimi jonë me Prokurorinë e Shtetit dhe gatishmëria e tyre për të reflektuar, ndaj kërkesave të tjera.

Kërkojmë nga veteranët të kenë durim, pasi që në fund ne do të jemi fitues në këtë tendencë për njollosjen e Luftës Çlirimtare, e fajtorët do të marrin dënimin që ju takon, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori