Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për rezolutën e sotme të miratuar nga ana e partnerëve qeveritarë.
Në një tubim në Ferizaj, Limaj ka thënë se rezoluta e sotme tregon se s’do të ketë as ndarje e shkëmbim të territoreve dhe se kjo rezolutë, përfshinë gjithçka që delegacioni duhet t’i përmbahet në bisedimet me Serbinë.
“Nuk ka ndarje të territoreve nuk ka shkëmbim të territoreve, këto janë pallavra. Kjo rezoluta që sot e themeluam, tregon se a kemi vërtetë që të mbrojmë vendin, por a e kemi për kalkulim politik”, ka thënë Fatmir Limaj.
Limaj ka bërë me dije se shumë shpejt FSK do të shndërrohet në ushtri dhe se Kosova përfundimisht do ta ketë ushtrinë e saj, duke thënë se deputetët e Nismës do të jenë konstruktiv dhe do të mbështesin cdo iniciativë që është në të mirë të vendit.
Ai ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk do të mbështes iniciativa të dëmshme për shtetin e Kosovës, duke thënë se për to do ta ngrisin edhe zërin në Kuvendin e Kosovës.
“Do të jemi pa kompromis kundër gjithë atyre që tentojnë të devijojnë ndërtimin e shtetit tonë. Do të jemi kundër atyre që temat nacionale që i përdorin për tema të ngushta partiake dhe për përçarje të qytetarëve. NISMA Nuk do të mbështesë asnjëherë inciativa të mbrapshta për vendin tonë. Do ta ngrisim zërin në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Limaj.
Sipas tij dialogu me Serbinë nuk duhet të kthehet në një teme politike dhe përçarëse për qytetarët.
“Dhe përfundimisht këtë temë të mos e kthejmë ne temë politike, që e përçajnë Kosovën. Nuk duhet që temat politikat nacionale ti shfrytëzojmë për luftë të brendshme politike. Kushdo që vjen në dialog le të vjen, kush nuk do , të mos vjen. Ku ka njeri në Kosovë që e konteston shtetin e Kosovës, ku do me e gjet atë mbëshetje ai njeri që e konteston shtetin e Kosovës”, ka vazhduar tutje ai./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite