Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim rreth 100 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe mësimdhënës nga kjo trevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për shkollimin, sukseset dhe sfidat me të cilat përballen ata.
Haradinaj së pari ka përshëndetur organizimin e këtij takimi, duke e quajtur të mrekullueshëm bashkëbisedimin me nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj treve, në të njëjtën kohë i ka falënderuar ata për mundësinë që nxënësit të shohin nga afër Kosovën, Qeverinë dhe institucionet tjera.
“Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve tanë atje, në të njëjtën kohë për nxënësit dhe për shkollat në vendbanimet ku jetojnë ata”, tha kryeministri Haradinaj ” duke vlerësuar se Kosova bashkëndjen me ta, me familjet e tyre, me prindërit e tyre.
Duke folur rreth investimeve nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se ka kënaqësinë që t’i informoj se kjo Qeveri ka filluar të ndaj mjete për projekte të caktuara, dhe po ashtu është përkrahur edhe ndërtimi i një parku publik në qytetin e Preshevës.
Më tej, kryeministri Haradinaj duke folur rreth sfidave dhe tragjedive që ka kaluar populli shqiptar, para nxënësve tha se politikat në të kaluarën kanë qenë të gabuara dhe populli shqiptar i ka vuajtur shumë, por nuk është popull hakmarrës dhe janë të gatshëm të falin, të pajtohen në mënyrë që i gjithë Ballkani të jetojnë në paqe.
Haradinaj, tha me këtë rast se nxënësit shqiptarë duhet të ndihen krenarë pasi i takojnë popullit, që është një prej kombeve më të vjetra në rruzullin tokësor, që është autokton dhe jeton në trojet e veta, që ka vlera të jashtëzakonshme me të cilat mburret shumë, që ka tolerancë në besim dhe fe, në etni dhe që është euroatlantik.
“Ju siguroj që perspektiva juaj në vendbanimet e juaja, por edhe kudo që jetojmë ne si shqiptarë është e ndritur”, tha kryeministri Haradinaj i cili premtoi se institucionet e Kosovës, Presidenti, Parlamenti, Qeveria, përfshirë edhe komunat do të jenë me ta.
Haradinaj iu përgjigj edhe interesimit të nxënësve lidhur me tekstet shkollore, njohjen e diplomave nga ana e Serbisë dhe çështje tjera me të cilat ballafaqohen ata gjatë shkollimit.
Kryeministri në fund të fjalës së tij falënderoi koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, për organizimin duke thënë se është mirë që vizita të tilla të kthehen në traditë.
Kryetari i organizatës “Shpresa”, Nevzad Luftiu, e cila vepron në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i dhuroi kryeministrit Haradinaj një album me bukuritë e kësaj ane, duke thënë se ndjehet i emocionuar pasi takohet me një kryeministër dhe një çlirimtar.
Nxënësit e shkollave të mesme të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit sot kanë vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOperacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim për fyerje të Islamit
Bie në hapësirën e ashensorit, vdes 47-vjeçarja në Prizren
QMK: Gjithnjë e më shumë thirrje në numrin e emergjencave për prani të gjarpërinjve në vendbanime
Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Ushtria nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor
Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë