LAJMI I FUNDIT:

Mourinho shkarkohet këtë fundjavë, Carrick pasues i përkohshëm?

Mourinho shkarkohet këtë fundjavë, Carrick pasues i përkohshëm?

Manchester Unitedi është i gatshëm të shkarkojë Jose Mourinho këtë fundjavë, pretendojnë mediat angleze, teksa Micheal Carrick shihet pasues i tij.

E ardhmja e trajnerit portugez vazhdon të jetë në pikëpyetje dhe mes një udhëkryqi të madh në Old Trafford.


Sipas mediumit The Mirror, Mourinho ka humbur besimin e bordit të Unitedit dhe ata kanë caktuar të shkarkohet këtë fundjavë.

Konferenca e Jose Mourinhos zgjati vetëm 3 minuta e gjysmë – 262 fjalë dhe gjashtë pyetje, para ndeshjes që mund t’i kushtojë punën
Lexo po ashtu Konferenca e Jose Mourinhos zgjati vetëm 3 minuta e gjysmë – 262 fjalë dhe gjashtë pyetje, para ndeshjes që mund t’i kushtojë punën

Burime nga klubi i Unitedit thonë se ai ka arritur pikën më të lartë dhe bordi është i gatshëm ta shkarkoj edhe nëse arrin çfarëdo rezultati në ndeshjen e sotme (e shtunë) kundër Newcastle.

Mourinho i ka ditët e numëruara në Old Trafford (Getty Images)

Mourinho ka larguar lojtarët, tifozët dhe stafin në Old Trafford me qasjen e tij të ndarë në muajt e fundit dhe ata që janë përgjegjës për klubin, të udhëhequr nga nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward, kanë pasur mjaft arsye për të reaguar.

Ish-drejtori i Real Madridit, Zinedine Zidane, është favoriti për të arritur si zëvendësues i Mourinhos, i cili do të marrë kompensim prej rreth 20 milionë funtesh.

Pochettino, objektivi kryesor i Unitedit për ta pasuar Mourinhon
Lexo po ashtu Pochettino, objektivi kryesor i Unitedit për ta pasuar Mourinhon

Një emër i ri që po përfolët është ai i legjendës, Michael Carrick, i cili mund të vihet në ngarkim të përkohshëm në krye të klubit të madh anglez.

Edhe emri i trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino është përfolur si trajner i ri i mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori