LAJMI I FUNDIT:

Pochettino, objektivi kryesor i Unitedit për ta pasuar Mourinhon

Pochettino, objektivi kryesor i Unitedit për ta pasuar Mourinhon
Mauricio Pochettino - Jose Mourinho (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Mauricio Pochettino shihet si objektivi kryesor për të pasuar Jose Mourinhon në krye të Manchester Unitedit.

Mourinho dhe Unitedi nuk po kalojnë kohë të mira në këtë sezon dhe klubi është mes turbullirave.


E ardhmja e trajnerit portugez është në dyshim dhe javën e ardhshme mund të kemi edhe shkarkimin e tij.

Mourinho mund të shkarkohet në javën e ardhshme
Lexo po ashtu Mourinho mund të shkarkohet në javën e ardhshme

Gjatë një muaji është përfolur edhe për zëvendësuesit e mundshëm të Mourinhos te Djajtë e Kuq.

Jose Mourinho (Getty Images)

Ishte sugjeruar se Zinedine Zidanes do t’i dorëzoheshin frenat nëse një ndryshim menaxherial do të bëhej në Old Trafford, por anëtarët kryesorë të bordit kanë dyshime mbi përshtatshmërinë e francezit ndaj këtij roli.

Mauricio Pochettino (Getty Images)

Si rezultat i kësaj, Djajve të Kuq do të kërkojë të sjellë dikë me përvojë në Ligën Premier.

Scholes: Mourinho po e turpëron klubin, nuk e di si shpëtoi pa u shkarkuar në fundjavë
Lexo po ashtu Scholes: Mourinho po e turpëron klubin, nuk e di si shpëtoi pa u shkarkuar në fundjavë

Sipas mediumit The Independent, Unitedi e ka bërë trajnerin e Tottenham Hotspur, Pochettinon, si objektivin kryesor për të pasuar Mourinhon.

Megjithatë, ‘vjedhja’ e Pochettinos nga Spurs do të jetë problem pasi klubi londinez nuk e ka lejuar argjentinasin të largohet në verë as në drejtim të Real Madridit. /Telegrafi/