Kanceri i gjirit është një prej sëmundjeve kanceroze te gratë, por edhe shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç. Rëndësia e zbulimit të hershëm është një faktor shumë me rëndësi në parandalimin e kësaj sëmundje dhe kjo sidomos mund të bëhet te femrat e reja. Në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, dr. Ilir Ismaili thotë për gazetën KOHA, se pacientja e tij më e re është një vajzë 18 vjeçare e diagnostifikuar me kancerin në gji, por gjendja e saj është stabilizuar dhe vazhdon të kurohet.
Në Maqedoni ka rritje të numrit të prekur nga karcinomi në gji. Për një vit paraqiten mbi 700 raste, por ndërgjegjësimi i grave për kontroll ndikon në diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes.
“Fatkeqësisht viteve e fundit kemi një tendencë në rritje të numrit të rasteve të rejave të karcinomit të gjëndrës së gjirit. Statistikat thonë se në vit kemi rreth 750 raste të reja të diagnostifikuara me këtë sëmundje. Por në anën tjetër kemi edhe një tendencë të vetëdijesimit të popullatës për shkak të interesimit të mediave që të informojnë pacientët me repartet për kontroll të sëmundjeve malinje, në përgjithësi, dhe të karcinomit të gjirit, në veçanti”, nënvizon onkologu Ismaili.
Ai saktëson se Maqedonia është lider i standardeve dhe kushteve më të mira në rajon, ndonëse për ta arritur nivelin evropian duhet edhe shumë punë.
Sipas onkologut, çdo grua duhet të bëjë kontrolle duke përfshi ehon, një ose dy herë në vit, pas moshës 25 vjeçare, kurse pas moshës 35 vjeçare deri në 40 vjeçare të fillohet me skrining ose mamografi, çdo dy deri tre vjet. Këto metoda tregojnë nëse ka ndonjë problem, ndryshim apo jo, ndërsa çdo ndryshim duhet të verifikohet me citopunkcion, për të zvogëluar numrin e biopsive të panevojshme.
Nga shoqata për luftën kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, thonë për gazetën Koha se në Maqedoni ka kushte për shërimin nga kanceri në gji, mirëpo duhet të vazhdohet të trajtohet me më siguri pacienti, terapitë e reja të vendosen në listën pozitive. Nga kjo shoqatë thuhet se 1 në 8 gra mund të diagnostikohen me kancer të gjirit në një fazë të caktuar të jetës së tyre.
Në Maqedoni, shkalla e vdekshmërisë së kancerit të gjirit është ende më e lartë në krahasim me vendet e BE-së. Falë zbulimit në kohë dhe trajtimit të duhur, gjithnjë e më shumë gra mund të shërohen tërësisht dhe të provojnë se kanceri i gjirit, si sfidat e tjera të jetës, mund të tejkalohet. Marshi “Përpara Rozë” është një ngjarje unike e kësaj që mbahet në muajin tetor, si muaji i luftës së kancerit në gji, që organizohet nga shoqata Borka në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës.
Bashkimi i të gjithëve që kanë përjetuar këtë sëmundje, miqtë e tyre, si dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për luftën kundër kancerit të gjirit. Ky është funksioni i këtij marshi dhe apelohet që të bëhet pjesë çdo qytetar në këtë nismë, të ecin së bashku për atë që luftojnë, për atë që besojnë, për atë që u duhet shpresë dhe mbështetje, po edhe për nder të atyre që humbën. Ky marsh, kundër kancerit në gji do të mbahet më 7 tetor, në Shkup./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë