Populli ynë i ka shumë borxh dëshmorëve, por një varr të dinjitetshëm ia kemi borxh çdo qytetari tonë që ka rënë për liri dhe sot, po përmbyllet një borxh yni që ua kemi pasur të rënëve për liri.
Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në inaugurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit, në Marinë të Skenderajt, ku u bë edhe rivarrimi i heronjve Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha, ceremoni kjo që u organizua nën patronatin e kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj.
Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve, kryetarë të komunave dhe personalitet tjera të jetës politike, akademike e ushtarake të vendit, kryeministri Haradinaj tha se sot, po zënë vend, në tokën e vet, luftëtarët e kësaj toke, bijtë e këtij populli dhe, gjithë bashkëluftëtarët e tyre, familjet, ndihen të lehtësuar, se më në fund trupat e tyre po rehatohen në tokën e vet, ashtu siç i ka hije, me dinjitet.
Më tutje, kryeministri Haradinaj tha se borxhi tjetër të cilin ua kemi dëshmorëve, është se duhet forcuar liria, për të cilën ata ranë.
“Duhet forcuar shtetin, në ekonomi, politikë të brendshme dhe të jashtme, për të ruajtur Kosovën, për ta ruajtur territorin e vet dhe, kufijtë e vet t’i ruaj të paprekshëm prej kurrkujt, çoftë ai këtu me ne, çoftë tjetër kund, për shkak se këta kufij na i ka lënë amanet këta që po i rahatojmë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se të gjithë duhet ditur se rritja jonë na pëlqen të gjithëve, por kurrë njëherë nuk guxojmë të lëvizim atë që është mbërri me gjak.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit dhe në veçanti kryeministrin Haradinaj për gjithë organizimin, tha se sot, Marina, hyri në hartën e kombit, si vendi ku pushojnë viganët e lirisë dhe nga sot ky vend bëhet pjesë e kujtesës sonë kolektive se si fitohet liria.
“Sot Marina po e bart peshën e dhimbjes dhe krenarisë tonë për heronjtë tanë që përjetësisht nga kjo tokë do t’i bëjnë roje atdheut, lirisë tonë, ndërgjegjes tonë”, tha kryetari Jashari.
Nga një fjalë e kanë mbajtur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa në emër të shoqatave të dala nga lufta, të pranishmit i përshëndeti Hysni Gucati.
Pas fjalimeve, nga Togu Ceremonial i FSK-së është bërë rivarrimi i Heronjve të Kombit, Ilaz Kodra, komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, Mujë Krasniqi, komandant i Brigadës 113 që mbanë emrin e tij dhe Abedin Rexha, komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”.
Kryeministri Haradinaj, i shoqëruar nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit, në Marinë të Skenderajt.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj bëri homazhe edhe te varret e Heronjve të Kombit, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze