LAJMI I FUNDIT:

Kamata mesatare për kredi në Kosovë 6.3%

Kamata mesatare për kredi në Kosovë 6.3%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur në raportin e Sistemit Financiar se norma efektive e interesit për kredi në Kosovë, ka arritur në 6.3 për qind.

Por norma mesatare për kredi dallon varësisht se çfarë kredie është dhe qëllimi për të cilin merret kredia, shkruan Telegrafi.


“Norma mesatare për kredi është: për ekonomitë familjare 7.5%, konsumuese 7.7%, e hipotekare 6.2%, ndërmarrje 5.8% , kredi bujqësore 7.1%, industriale 6.0% dhe kredi shërbyese 5.6%”, theksohet në raportin “Sistemi financiar informata mujore gusht 2018”, të Bankës Qendrore të Kosovës, të publikuar më 4 tetor 2018. /Telegrafi/