LAJMI I FUNDIT:

​Presidenti Meta vlerëson marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Austrisë

​Presidenti Meta vlerëson marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Austrisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e ministres Kneissl në Tiranë dhe vlerësoi vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencës së BE-së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit.

Në mënyrë të veçantë, presidenti Meta, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve që prej hedhjes së themeleve të shtetit modern shqiptar.

Siç njofton Presidenca shqiptare, duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, presidenti Meta vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018.

Motoja e këtij viti kulturor “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu praninë e kompanive të mirënjohura austriake, veçanërisht në sektorët energjetik, bankar e të sigurimeve, si dhe rolin e tyre në rritjen e besueshmërisë së tregut shqiptar tek investitorët e ndryshëm ndërkombëtarë.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
SHBA

SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

Lajme
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori