LAJMI I FUNDIT:

Kompania e sigurimeve padit truprojen e Kim Kardashianit për 6 milionë dollarë për mos-mbrojtjen e saj gjatë sulmit në Paris

Kompania e sigurimeve padit truprojen e Kim Kardashianit për 6 milionë dollarë për mos-mbrojtjen e saj gjatë sulmit në Paris

Ish-truproja i Kim Kardashianit, Pascal Duvier, është paditur për miliona dollarë pasi dështoi ta mbronte yllin dhe nënën e saj, kur ajo u plaçkit me armë në dhomën e hotelit, në Paris.

AIG ngriti një padi kundër Duvier dhe kompanisë së sigurisë në të cilën ai punon, për 6.1 milion dollarë – të njëjtën shumë që kompania e sigurimeve e pagoi Kardashianin për bizhuteritë që iu grabitën në mbrëmjen e 3 tetorit të vitit 2016, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

AIG tha në padinë e saj se Duvier nuk ishte aty përreth kur pesë persona të armatosur dhe të maskuar sulmuan në dhomën e hotelit të Parisit Kardashian, e lidhën atë, e vendosën në një vaskë dhe më pas e plaçkitën.


Kim Kardashian dhe ish-truproja i saj, Pascal Duvier (Foto: NurPhoto/Getty Images/Guliver)

Kardashian ishte në Francë në atë kohë për Javën e Modës së Parisit me motrat e saj. Para se ajo të ishte grabitur, Duvier e kishte lënë atë pa sigurim, sepse ishte duke shoqëruar Kendall Jennerin dhe Kourtney Kardashianin në një klub nate.

Sipas TMZ, kompania e sigurimeve gjithashtu pohoi se kishte një numër të shkeljeve të sigurisë që Duvier dështoi të raportonte. Për shembull, AIG tha se porta e përparme në oborrin e hotelit kishte mungesë të bllokimit. Kompania tha gjithashtu se alarmi në derë nuk ishte duke punuar.

Duvier u shkarkua si truproje e Kardashianit një muaj pas grabitjes.

Kim Kardashian West (Foto: Michael Kovac/Getty Images/Guliver))

AIG tha në padi se shkeljet e sigurisë i lejuan personat grabitës që të arrijnë deri në suitën e Kimit.

AIG gjithashtu gjeti gabim në portierin e hotelit ku Kim ishte akomoduar, pasi portieri në fjalë nuk kishte pasur trajnime të sigurisë, por as ai dhe as hoteli nuk janë përmendur në padi. Portieri u mbajt me armë dhe u detyrua të hapte derën e hotelit të Kardashianit.

Kim Kardashian është një prej emrave "më të rrezikshëm" për të kërkuar në internet
Lexo po ashtu Kim Kardashian është një prej emrave "më të rrezikshëm" për të kërkuar në internet

Shuma e grabitur nga Kimi është rreth 10 milionë dollarë: para dhe bizhuteri, duke përfshirë një unazë prej 4.49 milionë dollarësh dhe një kuti bizhuterish që përmbante rreth 5.6 milionë dollarë bizhuteri. Disa orë para ngjarjes, Kim Kardashian kishte publikuar fotografi në Instagram, duke treguar disa nga bizhuteritë e saj më të kushtueshme që kishte me vete.

Disa orë para grabitjes, Kim kishte publikuar disa fotografi në Instagram duke reklamuar bizhuteritë e saj të shtrenjta (Foto: Kim Kardashian West/Instagram)

Personat e armatosur, të cilët e maskuan veten si oficerë të policisë së Parisit, u arrestuan përfundimisht. Udhëheqësi, 60-vjeçari Aomar ‘Old Omar’ Ait Khedache, i tha policisë se ata panë Instagramin e Kardashianit për të ditur momentin kur ajo do të mbërrinte në Paris, dhe çfarë bizhuterish do të kishte me vete.

Ai gjithashtu tha se dikush “shumë afër saj” thuhet se u tha atyre informacionin rreth vendndodhjes së Kardashianit gjatë udhëtimit.

Kim kishte thënjë se ishte lidhur dhe lënë në vaskë teksa hajdutët kryenin grabitjen (Foto: TF1)

Çifti vendosi të rivlerësojë detajet e tyre të sigurisë dhe shkarkoi Duvierin dhe disa truproje të tjerë.

Duvier, i cili ka qenë rojtar edhe i emrave të tjerë të famshëm si: Justin Timberlake dhe Ciara, kishte punuar me Kim Kardashianin dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj për katër vjet. /Telegrafi/

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Debat i ashpër në BBVA, Xumi ia përmend Xhenetën Gjestit: Ta mori femrën Edi në formatin tjetër

Debat i ashpër në BBVA, Xumi ia përmend Xhenetën Gjestit: Ta mori femrën Edi në formatin tjetër

Magazina
Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem

Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem

Magazina
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Magazina
Është nominuar dy herë për 'Oscar' dhe ka mbi 30 vjet që aktron por Djimon Hounsou ende thotë se ka vështirësi financiare: Nuk jam paguar kurrë sa duhet

Është nominuar dy herë për 'Oscar' dhe ka mbi 30 vjet që aktron por Djimon Hounsou ende thotë se ka vështirësi financiare: Nuk jam paguar kurrë sa duhet

Magazina
Kalo në kategori