LAJMI I FUNDIT:

Një vit “Shqipëria që duam”, rreth 23 mijë ankesa nga qytetarët

Një vit “Shqipëria që duam”, rreth 23 mijë ankesa nga qytetarët

58 220 persona e kanë vizituar deri tani platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, ku janë ngritur 22 553 ankesa vetëm në rubrikën “Ankesa ime”, gjë që dëshmon efikasitetin maksimal të platformës.

Kështu deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një aktivitet nga salla e mbledhjeve të qeverisë në kuadër të 1-vjetorit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

“Po të kemi parasysh se janë mesatarisht 1950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe për të cilat ka interesim dhe përgjigje brenda 10 ditëve, ky është evolucion në raportin e qeverisë dhe shtetit me qytetarin, pasi këto çështje do të mbeteshin pezull çdo muaj”, tha Rama.


Kryeministri vlerësoi praninë në këtë takim të qytetarëve që kanë gjetur zgjidhje përmes kësaj platforme. “Na ndihmoni për të përcjellë përmes dëshmisë, pamjes dhe zërit tuaj, faktin se platforma e bashkëqeverisjes është instrumenti në duart e qytetarëve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi pritshmërinë e lartë nga platforma e bashkëqeverisjes, e cila sipas tij, “funksionon dhe na ndihmon jashtëzakonisht shumë, që jo vetëm të gjendemi pranë njerëzve, por dhe të ndjekim historinë e punës në zyrat e administratës, për të identifikuar çdo rast vonesash apo zvarritjesh”.

Kryeministri theksoi se platforma nuk është gjë tjetër veçse transformimi teknologjik i zyrave të marrëdhënieve me qytetarët apo zyrave të ankesave në çdo ministri.

“Të gjitha institucionet kanë pasur historikisht zyra të marrëdhënieve me publikun dhe zyra pritjeje dhe ka qenë një eksperiencë shumë e hidhur për çdo qytetar që ka bërë shumë ecejake dhe ka pritur e nuk ka marrë dot kurrë përgjigje”, shtoi Rama, transmeton atsh.

Sot, sipas tij, në 3 minuta ata mund të adresojnë problemin jo te një zyrë fizike, por drejtpërdrejt tek ministri përkatës.

Kryeministri theksoi se përveç 22 553 ankesa në rubrikën “Ankesa ime” ka edhe ankesa në kategori të tjera si interpelancat, opinionet etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori