Aktivistëve ekologjik dhe organizata joqeveritare vlerësojnë se deri më tani duhej të merreshin masa konkrete lidhur me ndotjen e ajri, pasi siç thonë ata, si gjithmonë, do të jetë e pamundur të kontrollohet ndotja e ajrit në mesin e vjeshtës dhe në dimër kur ndotësit janë më aktiv.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë duket se nuk ka një plan konkret si ta pengojë dhe ndalojë ndotjen e ajrit që, kryesisht gjatë vjeshtës dhe stinës së dimrit, rrit grimcat e dëmshme toksike PM10. Ankesat drejtuar kësaj ministrie vijnë kryesisht nga organizatat joqeveritare që merren me ndotjen e ajrit, ndërkohë që shpërfillen dhe mediat, të cilët duhet të presin me muaj për të marrë përgjigje rreth kësaj problematike.
Madje, edhe pyetjet e mediave, ashtu sikurse të gazetës KOHA, nuk marrin përgjigje lidhur me paralajmërimet se po përgatitet Strategji për mbrojtje nga ndotja e ajrit.
Aktivistëve ekologjik dhe organizata joqeveritare vlerësojnë se deri më tani duhej të merreshin masa konkrete lidhur me ndotjen e ajri, pasi siç thonë ata, si gjithmonë, do të jetë e pamundur të kontrollohet ndotja e ajrit në mesin e vjeshtës dhe në dimër kur ndotësit janë më aktiv.
Ndotja e ajrit definohet si prani e substancave toksike dhe kimikateve në ajër, në një sasi që paraqet rrezik për shëndetin. Në bazë të dhënave, Maqedonia radhitet ndër vendet e para në Evropë për ndotjen e ajrit dhe vdekshmërinë e popullatës nga ndotja. Në disa raste madje, Shkupi dhe Tetova kryesuan listën duke u radhitur ndër vendet e para në botë për ndotje të ajrit. Kufiri maksimali i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për praninë e grimcave PM10 në ajër është 50 mikrogramë në periudhë prej 24 orësh. Ky numër kishte rritje në përmasa të mëdha vitet e fundit dhe shkonte deri në më shume se 900 mikrogramë PM10, që është rritje më shumë se 40 herë nga ndotja e lejuar. Javët e fundit, njësitë matëse në Shkup shënuar 35 herë më shumë rritje të ndotjes së ajrit nga e lejuara.
Për këtë gjendje të jashtëzakonshme vazhdimisht kanë reaguar organizatat joqeveritare në mënyra të ndryshme, duke propozuar edhe metoda për parandalimin e ndotjes së ajrit, mirëpo që sipas tyre, nuk u morën në konsideratë. Shoqata jo qeveritare Eko-iniciativa dhe Koalicioni O2, drejtuan një sërë pyetjesh deri tek organet kompetente, njëkohësisht publikuan analiza dhe dokumente lidhur me ndotjen e ajrit.
Ata për gazetën Koha sqaruan se kishin dërguar disa pyetje në Ministrinë e Ekologjisë lidhur me ndotjen e ajrit, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është edhe arsyeja që Koalicioni O2 i nxori në opinion pyetjet të cilat ishin drejtuar deri tek Ministria përkatëse.
Edhe pse pyetjet nuk janë me karakter publik, nga Koalicioni O2 theksuan se ka muaj që presin përgjigje konkrete nga MMJPH dhe do të insistojnë në marrjen e përgjigjeve qoftë nevoja edhe do të organizojnë protesta. Nga Koalicioni O2 mes të tjerash u shprehën se kishin përgatitur dokument me propozime të ndryshme lidhur me zgjidhjen e problemit për ndotjen e ajrit dhe në përgjithësi problemeve ekologjike, por edhe për këtë nuk kishin marrë asnjë përgjigje nga ministria. Sipas tyre, mund të ketë dy arsye që nuk ka përgjigje: ose nuk janë të përgjegjshëm për ndotjen e ajrit, ose nuk i marrin seriozisht kërkesat dhe mendimet e qytetarëve për këtë problematikë që po dëmton rëndë shëndetin e tyre.
“Kishim dy-tre takime, mirëpo që në thelb nuk u punua asgjë. U bënë se gjoja po ndërmarrin hapa për zgjidhjen e problemeve, por që nuk i mbaruan. Ishim të durueshëm për të parë nëse punohet diçka, mirëpo as seancë qeveritare nuk kishte për këtë punë. Ndoshta ka pasur, por nuk jemi të njoftuar. Nuk është i njoftuar askush”, thotë Nevena Georgievska nga Koalicioni O2.
Ndryshe, vite me radhë, ndotja e tmerrshme e ajrit është regjistruar në më shumë qytete të vendit, si në Shkup, Tetovë, Manastir, Kumanovë dhe në vende tjera./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme