int(1) Rita Ora mahnitet nga dhoma e fanses së zjarrtë, pasi komunikoi me të në lidhje direkte në rrjetet sociale - Telegrafi - Telegrafi Rita Ora mahnitet nga dhoma e fanses së zjarrtë, pasi komunikoi me të në lidhje direkte në rrjetet sociale - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mahnitet nga dhoma e fanses së zjarrtë, pasi komunikoi me të në lidhje direkte në rrjetet sociale

Rita Ora mahnitet nga dhoma e fanses së zjarrtë, pasi komunikoi me të në lidhje direkte në rrjetet sociale
Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi lansoi këngën e saj më të fundit “Let you love me”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e saj, teksa më 23 nëntor, këngëtarja po bëhet gati të lansojë të plotë albumin e saj të dytë “Phoneix”.


Rita Ora është e dashur nga miliona fansa në mbarë botën, dhe është shumë e lidhur me ta.

Ajo numëron afro 14 milionë ndjekës në Instagram, rrjet social ky në të cilin këngëtarja shqiptare është mjaft aktive.

Rita Ora (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Rita ka hapur zemrën e saj, duke i mundësuar një komunikim direkt në rrjetet sociale, një prej fanseve të saj më të zjarrta.

Në videon e shpërndarë në internet, Rita shihet teksa bisedon me fansen e saj, ndërsa ndjehet e befasuar kur sheh që muri në dhomën e fanses është i mbushur me fotografi të saj.

Rita me shaka i thotë asaj se ka murin më të bukur në botë, ndërsa e pyet nëse i ka pëlqyer kënga e saj e fundit, “Let you love me”.

Fansja i përgjigjet duke i thënë se kënga i ka pëlqyer jashtë mase dhe se po e dëgjon atë vazhdimisht në veturë dhe kudo tjetër. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

Merr fund pritja: Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nis më 18 tetor

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

U shpall një nga femrat më të bukura në botë, por si dukej Bella Hadid para operacioneve plastike

Magazina
Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Magazina
Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Së bashku me polemikat për Diddyn, po përhapet një teori konspirative e çuditshme për Beyonce

Magazina
Shijon muajt e fundit të shtatzënisë - Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Shijon muajt e fundit të shtatzënisë - Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Magazina
Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Kalo në kategori