Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka lansuar sot dy projektligje, atë të marrëdhënies së punës dhe të lehonave.
Ai tha se nga sot do të fillojnë diskutimet publike në lidhje me këto dy projektligje, ku më pas me gjitha sugjerimet nga shoqëria civile dhe grupet e interesit do të dërgohen në Qeveri për miratim.
Sipas Reçicës, në Kosovë ka mjaft raste ku punëtorëve po u cenohen të drejtat e tyre elementare për punë, e në veçanti lehonave.
“Në një vend pune diku, punëtorit mundet me i cënu e drejta për realizimin e një kontrate si duhet, i cenohet e drejta për realizimin e të drejtave në kushtet e punës si duhet, në anën tjetër një nane lehonë, si shkas i lindjes së një fëmije i bëhet sebep largimi nga puna. Në anën tjetër, një nëne tjetër, një lehone pa punë i shtohet brenga se si të kujdeset për foshnjën e porsalindur, duke pasur parasysh koston e shportës familjare, e cila çdo ditë po shënon rritje”, tha Reçica.
Ndërsa, projektligji për pushimin prindëror parasheh që lehonat të kenë pushim 12 muaj.
“Tre muajt e parë do të paguhen nga punëdhënësi me 70 për qind të pagës bazë, 6 muaj do të paguhen nga Qeveria me 50 për qind të pagës mesatare, 3 muaj do të jenë pa pagesë. Në rast të lindjes së binjakëve ose më shumë fëmijëve, një grua e punësuar ka të drejtë për 18 muaj pushim lehonie, me ligjin e ri që kemi përpara. Katër muajt e parë të pushimit të lehonisë të lejuar sipas këtij neni do të bëhen me pagesë prej 70 për qind të rrogës bazë nga ana e punëdhënësit, ndërsa 11 muajt tjerë nga ana e Qeverisë në shumë prej 60 për qind të pagës mesatare” , tha Reçica.
Sipas Reçicës, risi nga ky projektligj është edhe pushimi prindëror i babait, i cili mund të merr pushim 10 ditor me pagesë.
Ndërkaq, sipas tij, Projektligji për marrëdhëniet e punës, sipas tij, ka për qëllim të avancojë kushtet e punës për punëtorët.
“Me këtë projektligj do të trajtohen çështjet nga lidhja e kontratës në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe deri të shkëputja apo pensionimi i punëmarrësit. Struktura e projektligjit është hartuar sipas kapitujve dhe nënkapitujve për secilën fushë specifike me gjithsej 181 nene, dhe do të trajtohen kontrata e punës, orari i punës 40 orë në javë dhe pushimet në përgjithësi, puna nga shtëpia me kontrata të veçanta, ndalimi i konkurrencës, kompensimi i dëmit, paga minimale, gjobat dhe shumë çështje tjera”, shtoi Reçica.
Me këtë projektligj madje do të përcaktohet edhe kohëzgjatja e kontratave, ku sipas Reçicës, kontratat mund të lidhen vetëm 3 vjet dhe vetëm dy herë gjatë kësaj kohe mund të vazhdohen.
Diskutimi i këtyre dy projektligjeve do të zgjasë deri më 25 tetor, ku më pastaj do të dërgohet në Qeveri për miratim. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?