LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret kompletimin e legjislacionit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret kompletimin e legjislacionit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për rregulloren për lehtësirat doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuara si dhe për personat me aftësi të kufizuara që ushtrojnë veprimtari të pavarur.

“Miratimi i një rregulloreje të tillë do të mundësojë ofrimin e mundësive të barabarta në punësim për personat me aftësi të kufizuar dhe do të jetë një nxitës shtesë për bizneset që operojnë në Kosovë që të punësojnë persona me aftësi të kufizuara”, thekson komunikata për media e kësaj ode.

Oda Amerikane e vlerëson si inkurajuese edhe kompletimin e legjislacionit sekondar për promovimin e aftësimit profesional si dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si përgjigje ndaj thirrjeve të Odës Amerikane dhe organizatave të tjera në të kaluarën për përfshirje më të madhe në punësim dhe ndalimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuara.


Në fund, Oda Ekonomike Amerikane beson fuqishëm se vendimi i Qeverisë do të ndihmojë në zbatimin e Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara si dhe të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori