LAJMI I FUNDIT:

Kreu s’ndryshon në Top Awards, Tayna hyn direkt në vendin e tretë me këngën e re

Kreu s’ndryshon në Top Awards, Tayna hyn direkt në vendin e tretë me këngën e re

Jemi në javën e 146-të të klasifikimit të “The Top List” dhe kjo javë ka ardhur me pak ndryshime sa i përket pozicionimit të projekteve muzikore të paktën për tre vendet e para.

Si edhe javën e kaluar, kreu i përket projektit më të ri të Alban Skënderaj, “Lea”. Kjo këngë ka rezultuar tepër e pëlqyer që në javën e parë të publikimit, duke zënë vendin e parë. Ndërkohë që ka marrë vlerësime maksimale nga ana e publikut, kjo këngë eshtë përballur edhe me kritika të shumta lidhur me mesazhin që ajo përcon. E gjendur mes komplimentave dhe kritikave, kjo këngë vazhdon edhe këtë javë të mbetet më e pëlqyera e publikut shqiptar.


Tayna (Instagram/Tayna)

Të njëjtin fat ka patur edhe projekti muzikor i Alban Ramosaj, i cili i qëndruar në vendin e dytë sikurse edhe javën e kaluar. “A thu pse”, pjesa e dytë e triologjisë “Hiraeth”, e cila është një histori e vertetë e shkruar nga vetë artisti, është votuar pafund nga fansat, duke bërë që kjo këngë të mos mposhtet nga vendi i dytë.

Sa i përket vendit të tretë, ai i përket të njëjtës artiste si edhe javën e kaluar. Bëhet fjalë për Tayna, e cila sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Doruntina”, ka shkuar menjëherë në vendin e tretë, duke lënë pas bashkëpunimin e saj me Don Phenom, “Columbiana”, i cili për këtë javë mban vendin e 5-të, duke humbur dy pozicone.

(Foto: Instagram/Alban Skenderaj)

Ndërkohë në vendin e 4-t renditet bashkëpunimi i Gjikos dhe Skerdit, “Si Bugatti”, i cili nuk ka ndryshuar asnjë pozicion nga java e kaluar.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 8 të tilla i janë shtuar listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke treguar që artistët vazhdojnë të jenë tepër aktivë pavarësisht se sezoni i verës ka përfunduar. /tch/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori